TEMA

Arabia e fut Favipiravir-in në protokolin primar COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Arabisë Saudite në protokolin e fundit për luftimin e COVID-19 tek rastet e konfirmuara me PCR, e ka listuar mediakamentin Favipiravir si farmakoterapi primare.

Sipas këtij protokoli të azhurnuar më 22 Shkurt 2021, ky medikament rekomandohet të përdoret që nga dita e parë e paraqitjes së simptomeve dhe të vazhdojë përdorimi i tij 7 deri 10 ditë  tek rastet e buta(mild) dhe mesatare(moderate), ndërsa tek rastet e rënda dhe kritike, rekomandohet edhe përdorimi opcional i antiviralit Remdesivir.  

Arabia Saudite ka diku mbi 35 milionë banorë, ndërsa sa i përket menaxhimit tëpandemisë COVID-19, ky shtet renditet lartë në listen e vendeve me më së paku vdekje në 1 milion banorë (185), ndërsa që nga 1 dhjetori 2020, shifra e rasteve të reja nuk e ka kaluar 400 në ditë (20 herë më pak së në Kosovë për kokë banori).

    Në Kosovë Favipiravir është licensuar për import nga Agjensia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) më 1 shtator 2020 dhe gjendet në listën e barnave esenciale.

Këtu mund ta gjeni linkun e protokolit të ri shtetëror të Arabisë Saudite për COVID 19:

https://www.moh.gov.sa/Ministry/MediaCenter/Publications/Documents/MOH-therapeutic-protocol-for-COVID-19.pdf

Exit mobile version