Xhudistja Distria Krasniqi, e cila po e përfaqëson Kosovën në Kampionatin Europian të Xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë ka fituar medalen e artë, pasiqë në garën finale të kategorisë deri 48kg, ukrainasja Daria Bilodid nuk u paraqit në tatami, shkaku i një lëndimi.
Krasniqi u pat kualifikuar në finale të këtij turneu, pasi që në gjysëmfinalen e kategorisë deri 48 kg ngdhjeu me ipon ndaj xhudistes ruse Sabina Giliazova.
Paraprakisht, në çerekfinale, Krasniqi kishte fituar edhe ndaj xhudistes izraelite Shira Rishony me ipon.