Connect with us

Ferizaj

Krasniqi: Kosova përballë valës së re të Covid-19

Published

on

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës Valbon Krasniqi, gjatë një vizite që i bëri Spitalit të Ferizajt, tha se Kosova po hynë në një valë të re të pandemisë Covid-19, andaj kërkoi që të respektohen masat anti-Covid.

“Kosova po hynë në një fazë të re të një shpërthimi të mundshëm epidemik. Shifrat po shihen që kanë shënuar rritje dhe po ashtu gjatë 10 ditëve të fundit ne kemi 150 pacientë më shumë të shtrirë nëpër spitalet tona. Përderisa më 1 mars kishim 528 pacientë të shtirë në nivel të Kosovës, sot kemi 674 pacientë të shtrirë. Ne në QKUK dje jemi detyruar të krijojmë hapësia të tjera dhe kemi filluar të lirojmë edhe klinikat e bllokut internistik pasi tashmë kapacitet e klinkës së sëmundjeve infektive, të pulmologjisë dhe objektit të mjekësisë sportive tani më janë plotësuar, prandaj duhet shtuar kujdesi dhe po e përsëris prapë virusi hynë në organizëm nëpërmjet mukozës së gojës dhe hundës dhe nëse ne i kemi të mbuluara gojën dhe hundën dhe nuk i prekim me duar dhe nuk jemi në kontakt të afërt me personat me simptoma mundësia e marrjes së virusit është më e vogël”, tha Krasniqi.

 Ndërkaq, drejtori i Spitalit të Ferizajt Jeton Zeqiri, tha se në këtë spital janë të shtrirë 35 pacientë dhe se situata është e menaxhueshme.

“Gjendja në spitalin tonë është e menaxhueshme, ne i e kemi 35 pacientë të hospitalizuar, ne jemi në vazhdimësi duke e përcjellur situatën dhe ditët në vijim me rastin e rritjes së rasteve do të krijojmë hapësira, kështu që i garantojmë qytetarët që të gjithë do të marrin shërbime dhe nuk ka nevojë të ketë panik sa i përket hospitalizimit”, tha Zeqiri.

Drejtori i SHSKUK-së Valbon Krasniqi, shtoi se Spitali i Ferizajt së shpejti do të bëhet me aparaturë të CT-së.

”SHSKUK-ja bazuar në kompetencat dhe mundësitë e veta të gjitha spitalet i trajton në mënyrë të barabartë, ne kemi bërë furnizme të mjaftueshme gjatë këtij viti të fundit qoftë me pajisje mjekësore duke përfshirë monitorë e respiratorë, po ashtu kemi vendos që në Spitalin e Ferizajt të sjellim edhe një aparat të CT-së për herë të parë që prej vitit 1999 nuk ka në Spitalin e Ferizajt, por edhe pajisje të tjera mjekësore të nevojshme. Sa i përket barnave dhe materialit shpenzues  ne kemi arritur ta stabilizojmë këtë shërbim”, tha Krasniqi.

 Krasniqi ndër të tjera tha se e kanë përgatitur planin e vaksinimit duke përcaktuar edhe qendrat se ku do të bëhet vaksinimi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending