Connect with us

Kosovë

Policia lut qytetarët që t’i respektojnë masat e reja anti-COVID

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka filluar aktivitetet për mbikëqyrjen e respektimit të masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e COVID-19. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik, është duke realizuar detyra konkrete në të gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa.

Policia apelon tek të gjithë qytetarët që t’iu përmbahen rregullave dhe t’i respektojnë masat anti-COVID.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Kosova sekuestron asete në vlerë prej 1 milion eurosh të një rrjeti të trafikimit të drogës

Published

on

Autoritetet e Kosovës njoftuan se më 30 qershor zhvilluan një operacion, në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare, duke sekuestruar asete në vlerë prej 1 milion eurosh.

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se operacioni u realizua në kuadër të një hetimi për pastrimin transnacional të parave të nxjerra nga trafikimi i drogës. Në të u përfshin autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuara nga Europol dhe Eurojust.

Prokuroria Speciale tha se bazuar në analizat e materialit të sekuestruar nga autoritetet italiane, u bë e mundur që të identifikoheshin llogaritë bankare, interesat e biznesit, pasuritë e paluajtshme dhe automjetet me vlerë të lartë në pronësi të një çifti të martuar shtetas të Kosovës, që banojnë në Itali.

“Çifti, i cili është nën hetim penal në Itali me dyshimin për pastrim parash, u arrestua në Francë në shtator 2025. Policia kishte zbuluar më shumë se 56 kilogramë shufra ari dhe 2.5 milionë euro të fshehura brenda në ndarjeje të modifikuar të dy automjeteve”, u tha në njoftim.

Në njoftim u tha se në shtator të vitit të kaluar ishin sekuestruar të ardhura të tjera nga veprimet kriminale që kapnin vlerën e mbi 30 milionë eurove.

“Këto asete ishin të lidhura me një rrjet kriminal transnacional të angazhuar në pastrimin e të ardhurave të gjeneruara nga trafikimi i drogës në Francë nga individë të lidhur me grupe kriminale në Francë”, u tha në njoftimin e përbashkët të lëshuar nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës.

Sipas autoriteteve, konvertimi i parave të gatshme në ar shërbeu për një qëllim të dyfishtë: fshehjen e origjinës së paligjshme të të ardhurave kriminale dhe lehtësimin e fshehjes dhe transportit të tyre ndërkufitar, veçanërisht në Kosovë, Turqi dhe Marok.

Në shtator të vitit 2025, autoritetet italiane dhe franceze kishin njoftuar se kishin shkatërruar një rrjet të udhëhequr nga sirianët të cilët u tha se pastronin para nga trafikimi i drogës në Itali dhe Francë, duke i shndërruar paratë e gatshme në shufra ari.

Ari më pas u transportua në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Turqi dhe Marok.

Në atë kohë, Italia arrestoi pesë persona dhe sekuestroi 17 milionë euro, ndërkaq edhe autoritetet franceze kishin kryer arrestime.

Sipas prokurorëve italianë, gjatë më shumë se gjashtë muajve, të dyshuarit mblodhën më shumë se 17 milionë euro nga fitimet e drogës, kryesisht në Francë, dhe transportuan paratë në automjete drejt një zone pranë Piedmontit në Itali, që gjendet në kufi me Francën.

“Aty, në bashkëpunim me tre biznese për shkrirjen e metaleve të çmuara në Piedmont dhe Lombardi, paratë u shndërruan në shufra dhe fleta ari në vlerën e njëjtë monetare”, u tha në njoftimin e prokurorëve italianë më 23 shtator 2025.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Katër të plagosur pas të shtënave në Podujevë

Published

on

Katër persona janë plagosur në Podujevë pas një përleshjeje të armatosur në qendër të këtij qyteti, thanë autoritetet.

Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se motivi i kësaj ngjarjeje dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje paraprake, ndërsa të dyshuarit kanë lidhje familjare.

“Sipas të dhënave fillestare të hetimit, dyshohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë persona që kanë lidhje familjare [nip dhe dajë], ndërsa motivi i dyshuar i kësaj çështje lidhet me një mosmarrëveshje paraprake”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.

Tre nga të plagosurit ishin të përfshirë në të shtënat me armë zjarri, ndërkaq një tjetër ishte kalimtar rasti.

Të përfshirët në përleshjen e armatosur dyshohen për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”, tha organ i ndjekjes.

Të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konfirmoi më herët gjatë ditës Enis Pllana nga Policia e Kosovës.

Ata kanë pësuar plagë të rënda, por gjendja e tyre shëndetësore “është stabile për momentin”, tha për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Të shtënat u raportuan në orën 13:30 të së enjtes.

Policia e Kosovës tha se po ndërmerre veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Në Kosovë llogaritet se në duart e qytetarëve janë mijëra armë zjarri pa leje.

Ekspertët kanë argumentuar se është i nevojshëm konfiskimi i tyre me qëllim që të ulet numri i incidenteve të armatosura.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Regjistrohet një tërmet prej 3.8 ballësh në kufirin Kosovë – Serbi

Published

on

Mëngjesin e sotëm është regjistruar një tërmet prej 3.8 ballësh në kufirin Kosovë – Serbi.

Sipas të dhënave të Qendrës Evropiano-Mesdhetare për Sizmologji, epiqendra e tërmetit të regjistruar në ora 09:46,  ishte 9 kilometra në jug të Leskocit dhe në thellësi 5 kilometra.

Lëkundjet janë ndier në shumë qytete në Serbi dhe Kosovë. Deri tani nuk është raportuar për dëme materiale.

Continue Reading

Trending