Connect with us

Ferizaj

Promovohet monografia “Rrugëtimi 80 vjeçar i SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj”

Published

on

Në teatrin e Ferizajt u promovua monografia me titull “Rrugëtimi 80 vjeçar i SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj”, i autorëve Ibrahim Hyseni-Goga dhe Basri Hasani.

Ceremonia e promovimit të librit filloi me një minutë heshtje për bashkëautorin e këtij libri Ibrahim Hyseni, i cili ka ndërruar jetë.

Basri Hasani, autori tjetër i këtij libri, vendosi që sot të mos flasë për librin, por për mikun e tij tanimë të ndjerë Ibrahim Hysenin.

“Sa jam i lumtur që kemi arritur ta përmbyllim këtë monografi aq jam edhe i mërzitur se para kohe iku axha Ibrahim. Po shpresoj se ai sot na sheh nga qielli. Unë sot nuk do të flas për librin. Axhën Ibrahim e njoha në vitin 1984 kur në fshatin tim të lindjes përurohej shkolla e re e Gaçkës e cila edhe sot është ndër bukuroshet e qytetit si objekt shkollor. Ka qenë musafiri më i shpeshtë në zyrën time për këto katër vite, ishte shumë entuziast, ishte shumë i sinqertë. Ishte kënaqësi të punohej me të”, tha   Basri Hasani, bashkëautor i librit.

 E, recensenti i kësaj monografie Enver Zhinipotoku, tregoi se si kjo shkollë filloi mësimin para 80 vjetësh.

“Libri që lexuesi tani e ka në dorë flet me fakte, dokumente, fotografi. E paraqet rrugëtimin e tij të gjatë e të mundimshëm të shkollës e cila u bë gurthemeli i arsimit shqip në Komunën e Ferizajt, e themeluar me mësues të ardhur nga Shqipëria me urdhër të ministrit të atëhershëm të arsimit Ernest Koliqi”, tha Enver Zhinipotoku, recensent.

Kurse, redaktori i këtij libri Sabit Jaha, përmes një tregimi të Sami Frashërit ilustroi problemet që kishin shqiptarët me mungesën e arsimit.

“Dua ta theksoj për të rinjtë e të rejat që janë sot këtu, do të ju duket si përrallë, nuk është përrallë, por është e njëmendtë. Parafrazoj Sami Frashërin, thoshte: Diku një mërgimtar i yni vajti përtej oqeanit, erdhi një letër të cilën e kishte dërguar, letra u bart në shtatë katunde. Është fjala për Përmetin, pjesa e Dagullisë dhe mezi që e gjetën një lexues që të ua lexonte letrën. Në kohën e Sami Frashërit, Rilindasëve tanë kombëtar të cilët kanë bërë edhe të pamundëshmen që sot ne të kemi këtë dritë të diturisë. Nuk kaloi gjatë kohë dhe erdhi koha që një familje t’i ketë 11 shkollarë”, tha  Sabit Jaha, redaktor.

Pas promovimit të librit, në Qendrën Rinore në Ferizaj u mbajt një ekspozitë për shkollën “Tefik Çanga”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending