Connect with us

Ferizaj

Fondit muzeor të Ferizajt i shtohen eksponate të farkëtarisë

Published

on

Muzeu i qytetit të Ferizajt sot u pasurua me eksponate të reja të farkëtarisë.
Qerim Shaqiri-Rusi, i dhuroi muzut mjetet me të cilat punoi babai i tij, Rexhep Rusi, një farkëtar i Ferizajt që nga lufta e dytë botërore.

Në Ferizaj, njihet një ndër mjeshtrit e parë pas luftës së dytë botërore si ustah Rexhep Rusi. Për këto mjete ka qenë iniciativë e familjes tonë që të mos humben gjurmët e zejeve të ushtruara në periudha të ndryshme kohore”.
Shaqiri tregoi se babai i tij i ndjerë, kishte ndërtuar edhe gjilpërë goditëse të pushkës me mjete primitive për luftëtarin Avdyl Dura.”Kjo është mengele, ku shtrë ngohet metali me metal dhe punohen punë të ndryshme. Kjo daton nga fillimi i vitete 50′. E kulla ku është bërë rrahja e metaleve, është e kohës së invazionit gjerman, prindi sa punoi në minierën e kromit, gjermanët e shpërblyen me këtë kullë. Kjo është prerëse për llamarinë, e punuar nga dora e prindit tonë, është e veçantë. Ka shërby për llamarinat 10 deri në 20 milimetra. Kjo është kuti e punuar nga dora e prindit, ku i ka mbajtë disa prej veglave më specifike. Ndërkaq këtu poshtë shihet aparati saldues i blerë në Zagreb të Kroacisë, ku është ndër aparatat e parë të saldimit, vitin e prodhimit e ka 1966, është në gjendje të rregullt, asnjëherë deri në ditët e sotme nuk ka pasur ndonjë defekt, është prej aparatave të parë në komunën e Ferizajt”
.

Ilir Bytyçi, përgjegjës për trashëgimi dhe muze thotë se me këtë dhurim, Shaqiri plotësoi fondin muzeor për zejën e farkëtarisë.

Po shpresojmë që me kampanjën tonë “Ta pasurojmë muzeun”, kemi shpresu që ta përçojmë tek çdo person që ka gjëra antike ose me vlera muzeale t’i dhurojë për muezun e Ferizajt. Ky është ndër ata që iu përgjigj thirrjes tonë, po shpresojmë që nuk do të jetë i vetmi, sepse qëllimi i muzeut është të kompletojë fondet muzeore. Duke i kompletu ato ne arrijmë që para vizitorëve të kenë mundësi të shohin se si kanë jetu banorët e kësaj ane në periudha apo shekuj me radhë”

Rexhep Rusi, mjetet e të cilit iu dhuruan muzeut të Ferizajt, karrierën e kishte filluar si mjeshtër druri, për të kaluar më vonë në mjeshtrinë e farkëtarisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Qytetarëve u vijnë mesazhe mashtruese – Policia apelon për kujdes

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se ditëve të fundit, disa qytetarëve u kanë ardhur mesazhe (SMS) mashtruese kinse të dërguara në emër të Policisë së Kosovës duke pretenduar se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke i ftuar ata të klikojnë në lidhje (linke) për të kryer pagesën e tyre.

Sipas Policisë, këto mesazhe janë të rreme dhe nuk janë dërguar nga institucionet e rendit dhe ligjit, pra janë mesazhe të dërguara si tentativë për mashtrim.

Policia paralajmëron qytetarët që nëse pranojnë ndonjë e-mail apo mesazh të dyshimtë, të veprojnë si në vijim:

Mos klikoni në linkun e dyshimtë;

Mos i jepni të dhëna personale apo bankare;

Mos kryeni pagesa përmes lidhjeve të dërguara me SMS;

Raportojeni rastin në stacionin më të afërt policor;

Kontaktoni bankën tuaj nëse keni ndarë të dhëna personale ose bankare;

Fshijeni menjëherë mesazhin e dyshimtë;

Qytetarët mund të raportojnë raste të tilla përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin 192.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon për kujdes të shtuar ndaj mashtrimeve online dhe bashkëpunim me policinë për parandalimin e tyre.

#

Continue Reading

Ferizaj

Tërhiqet mjeti i dyshuar shpërthyes nga Lybeteni

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me njësitet e specializuara të FSK-së dhe KFOR-it  kanë identifikuar dhe tërhequr një mjet të dyshuar shpërthyes në territorin e Parkut Kombëtar të Lybetenit.

Raportimin dje e kishte bërë të një qytetar i cili ka hasur në mjetin e dyshuar përderisa kishte qenë duke mbledhur boronica.

Luboten, Parku Nacional 27.07.2026 – 12:16.

“ Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë  tërheqjen e mjetit pa incidente”, ka njoftuar Policia.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në rajonin e Ferizajt u regjistruan 63 aksidente në trafik

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se nga data 20 deri më 26 korrik 2026 ka shqiptuar 1699 gjoba të trafikut derisa janë pezulluar edhe 36 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave 25 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 36 persona ndërsa 38 aksidente tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Trending