Connect with us

Ferizaj

Llabjani: Punësimet në arsim në pajtueshmëri me ligj

Published

on

Konkurset për punësim në drejtorinë e Arsimit në Ferizaj zhvillohen në përputhje me të gjitha kriteret e përcaktuara me anë të udhezimeve administrave të Ministrisë së Arsimit si dhe të ligjeve në fuqi, thotë Drejtori për Arsim në komunën e Ferizajt Afrim Labjani, në një intervistë për Televizionin Tema.

“Varësisht nga kërkesat e shkollave të cilat na sjellin ne kemi edhe disa udhëzime administrative respektivisht normative të Ministrisë së Arsimit të cilat e rregullojnë edhe çështjen e pranimit të kuadrove, kemi një normativ të veçantë për mësimdhënësit ku pranohen për të dy nivelet, kur flasim për te dy nivelet e kemi parasysh për shkollat profesionale është një udhëzim apo normativ i veçantë ndërsa për shkollat e përgjithshme është një udhëzim i veçantë. Në të gjitha këto udhëzime parashihen edhe ato nivele të shkollimit të cilat parashihen për të përfunduar por edhe gradat shkencore të cilat duhet t’i kenë të gjithë mësimdhënësit për të aplikuar dhe për të patur përparësitë e pranimit në marrëdhënie pune”. tha Llabjani.

      Drejtori Llabjani thotë se në disa raste ka pasur edhe ankesa gjatë procesit të konkurrimit për punë, mirëpo të gjitha ato janë shqyrtuar konform dispozitave ligjore.

“Kemi pasur ankesa që parashtrohen në kuadër të ankesave dhe parashtresave që kemi në nivel komunal, pastaj komisioni i ankesave që është në nivel komunal merr informacionet e duhura nga drejtoria e arsimit se si është vepruar dhe se çfarë ka ndodhur gjatë këtij procesi të konkurimit por në fat nëse kemi prap të pakënaqur në këtë drejtim atëherë është edhe shkalla e dytë e inspektoriatit të punës e cila mund të na sjellë ndonjë vendim që nuk ka koincidu konform atyre rregullativave të cilat i kemi, megjithate deri më tani nuk kemi pasur ndonjë ankesë për prishje të ndonjë konkursi pos që kemi pas kërkesë për rishqyrtim të konkursit në mënyrë qët të intervistohen apo të thirren në intervistim të njejtit aplikant, kemi pas një apo dy raste mirëpo që prap ka rezultuar të jetë gjithqka në rregull sepse thash që komisioni e ka për obligim ta respektojë tërë rregullativën ligjore e cila e rregullon mënyrën e punësimit qoftë për administratë, qoftë për mësimdhënës apo qoftë edhe për nivelin parashkollor”. u shpreh Llabajani.

E sa i përket procedurave të punësimit me rekomandim, drejtori Llabjani e pati këtë sqarim:

“Duhet ta kemi parasysh një gjë, ka specifika në sistemin arsimor respektivisht për punësimin në sistemin arsimor, ne kemi mësimdhënës që ad hok mund ti ndodhë diçka, kemi raste kur mësimdhënësi ka pësuar ndonjë atak në jetën e tij në shëndetin e tij dhe ne është dashur qysh në ditën e nesërme ta zavëndësojmë këtë, ne jemi munduar ta përcjellim një listë të konkurrentëve ku nga ajo listë pritëse siç i themi ne, të marrim ata kandidat të cilët kanë qenë duke pritur në rend dhe për të angzhuar mësimdhënës të caktuar në lëndë të caktuar në mënyrë që nxënësit të mos humbin mësim”, tha ndër të tjera Llabjani.

Sipas drejtorisë së arsimit në Ferizaj, që nga fillimi i vitit 2021 janë punësuar 21 persona në sektorë të ndryshëm të sistemit arsimor komunal . (TV TEMA)

Editoriale: Lidhur me storjen e publikuar, nëse qytetarët kanë komente, ankesa ose dëshmi për parregullsi të mundshme gjatë konkurseve në arsim, ju lusim të na dërgoni porosi në faqen Facebook të Televizionit TEMA. Identiteti i juaj do të mbetet i mbrojtur.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending