Connect with us

Ferizaj

Fondit muzeor të Ferizajt i shtohen eksponate të farkëtarisë

Published

on

Muzeu i qytetit të Ferizajt sot u pasurua me eksponate të reja të farkëtarisë.
Qerim Shaqiri-Rusi, i dhuroi muzut mjetet me të cilat punoi babai i tij, Rexhep Rusi, një farkëtar i Ferizajt që nga lufta e dytë botërore.

“Në Ferizaj, njihet një ndër mjeshtrit e parë pas luftës së dytë botërore si ustah Rexhep Rusi. Për këto mjete ka qenë iniciativë e familjes tonë që të mos humben gjurmët e zejeve të ushtruara në periudha të ndryshme kohore”.
Shaqiri tregoi se babai i tij i ndjerë, kishte ndërtuar edhe gjilpërë goditëse të pushkës me mjete primitive për luftëtarin Avdyl Dura.”Kjo është mengele, ku shtrë ngohet metali me metal dhe punohen punë të ndryshme. Kjo daton nga fillimi i vitete 50′. E kulla ku është bërë rrahja e metaleve, është e kohës së invazionit gjerman, prindi sa punoi në minierën e kromit, gjermanët e shpërblyen me këtë kullë. Kjo është prerëse për llamarinë, e punuar nga dora e prindit tonë, është e veçantë. Ka shërby për llamarinat 10 deri në 20 milimetra. Kjo është kuti e punuar nga dora e prindit, ku i ka mbajtë disa prej veglave më specifike. Ndërkaq këtu poshtë shihet aparati saldues i blerë në Zagreb të Kroacisë, ku është ndër aparatat e parë të saldimit, vitin e prodhimit e ka 1966, është në gjendje të rregullt, asnjëherë deri në ditët e sotme nuk ka pasur ndonjë defekt, është prej aparatave të parë në komunën e Ferizajt”
.

Ilir Bytyçi, përgjegjës për trashëgimi dhe muze thotë se me këtë dhurim, Shaqiri plotësoi fondin muzeor për zejën e farkëtarisë.

“Po shpresojmë që me kampanjën tonë “Ta pasurojmë muzeun”, kemi shpresu që ta përçojmë tek çdo person që ka gjëra antike ose me vlera muzeale t’i dhurojë për muezun e Ferizajt. Ky është ndër ata që iu përgjigj thirrjes tonë, po shpresojmë që nuk do të jetë i vetmi, sepse qëllimi i muzeut është të kompletojë fondet muzeore. Duke i kompletu ato ne arrijmë që para vizitorëve të kenë mundësi të shohin se si kanë jetu banorët e kësaj ane në periudha apo shekuj me radhë”

Rexhep Rusi, mjetet e të cilit iu dhuruan muzeut të Ferizajt, karrierën e kishte filluar si mjeshtër druri, për të kaluar më vonë në mjeshtrinë e farkëtarisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një zyrtar policor në Ferizaj nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.

Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.

Lidhur me këtë hetim  janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

#

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur  më 10 nëntor 2026.

Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë,  në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.

Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,”  thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Trending