Connect with us

Ferizaj

INPO: Komuna e Ferizajt nuk i përfill kërkesat e këshillave lokal

Published

on

Këshillat lokal të secilit qytet kanë rëndësi të madhe për banorët e fshatrave, kjo sepse ata adresojnë kërkesat dhe nevojat e banorëve tek ekzekutivi lokal.

Por atyre nuk ju ofrohet gjithmonë bashkepunimi institucional, siç është me rastin e Komunës së Ferizajt, e cila nuk komunikon me to,

thotë Arbenita Topalli nga Iniciativa për Progres, pas takimit me kryetarët e këshillave lokale në këtë komunë.

“Mund të cekim disa të gjetura: Moskomunikimi i mirëfilltë i drejtorive komunale me përfaqësuesit e këshillave lokal, moskthimi i përgjigjeve të kërkesave me shkrim të parashtruara nga ana e përfaqësuesëve të kshillave lokale, mosmbajtja e takimeve deri në muajin qershor të vitit 2021, moskompenzimi i kryetarëve të këshillave lokal, mosangazhimi i barabartë i të gjithë kryetarëve, shpërndarja e subvencioneve pa konsultim paraprak me shpërndarja e subvencioneve pa konsultim paraprak me përfaqësuesit e këshillave lokal, si dhe puna e projekteve dhe investimeve pa konsultim të këshillave lokal“.

Diell Haxhimusa, aktivist në INPO thotë se Komuna e ka për obligim ligjor komunikimin me fshatrat dhe vendbanimet urbane dhe se duhet të respektohet rregullorja e Ferizajt për bashkëpunimin me këshillet lokale.

“INPO rekomandon që kryetari i Komunës të intensifikojë takimet me këshillat lokal, madje të mos mjaftojnë vetëm dy takime, sa për ta përmbushur normën minimale të rregullores. Gjithmonë kryetari, sipas tij është i hapur për takimet me këshillat lokal, ne rekomandojmë që këto takime të jenë të rregullta dhe përmbajtësore me këshillat lokal. Komuna të sigurohet që kërkesat e parashtruara nga këshillat lokal, përveç që të shqyrtohen edhe të marrin përgjijge adekuate në kuadër të zbatimit të tyre, sepse ka raste kur këshillat lokal kanë dërguar kërkesa me shkrim por nuk kanë pranuar përgjigjie nga Komuna e Ferizajt“.

Monitoruesja Topalli  tregoi se cilat janë problemet praktike që iu shfaqen këshillave lokale nga moskomunimi me komunë.

“Me ujësjellësin, me kanalizimin, janë projekte të cilat realizohen por nuk konsultohen paraprakisht me përfaqësuesit e këshillave lokal. Nëse komuna ose drejtoria e informon përfaqësuesin e këshillit lokal rreth realizmit të projektit, sigurisht që edhe angazhimi i përfaqësuesit do të jetë më i madh edhe në kuadër të monitorimit të projektit dhe normalisht projektet do të jenë më të suksesshme e jo të dalin problemet e vonesave në përfundim të projekteve, por edhe kur përfundojnë janë me 100 telashe dhe nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret për të cilat është planifikuar“.

Organizata Joqeveritare INPO thotë se zëri i këshillave lokale duhet të dëgjohet nga institucionet, në mënyrë që nevojat dhe kërkesat e tyre e fshatrave të merren parasysh.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia rajonale në Ferizaj ka arrestuar një burrë pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 21.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar rreth orës 14:45 të së enjtes (08.10.2026), në rrugën Lekë Dukagjini në Ferizaj.

Në raportin ditor të policisë bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 963.80 euro dhe 700 lekë para të gatshme, tre telefona celularë, një USB dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending