Connect with us

Ferizaj

INPO: Komuna e Ferizajt nuk i përfill kërkesat e këshillave lokal

Published

on

Këshillat lokal të secilit qytet kanë rëndësi të madhe për banorët e fshatrave, kjo sepse ata adresojnë kërkesat dhe nevojat e banorëve tek ekzekutivi lokal.

Por atyre nuk ju ofrohet gjithmonë bashkepunimi institucional, siç është me rastin e Komunës së Ferizajt, e cila nuk komunikon me to,

thotë Arbenita Topalli nga Iniciativa për Progres, pas takimit me kryetarët e këshillave lokale në këtë komunë.

Mund të cekim disa të gjetura: Moskomunikimi i mirëfilltë i drejtorive komunale me përfaqësuesit e këshillave lokal, moskthimi i përgjigjeve të kërkesave me shkrim të parashtruara nga ana e përfaqësuesëve të kshillave lokale, mosmbajtja e takimeve deri në muajin qershor të vitit 2021, moskompenzimi i kryetarëve të këshillave lokal, mosangazhimi i barabartë i të gjithë kryetarëve, shpërndarja e subvencioneve pa konsultim paraprak me shpërndarja e subvencioneve pa konsultim paraprak me përfaqësuesit e këshillave lokal, si dhe puna e projekteve dhe investimeve pa konsultim të këshillave lokal“.

Diell Haxhimusa, aktivist në INPO thotë se Komuna e ka për obligim ligjor komunikimin me fshatrat dhe vendbanimet urbane dhe se duhet të respektohet rregullorja e Ferizajt për bashkëpunimin me këshillet lokale.

INPO rekomandon që kryetari i Komunës të intensifikojë takimet me këshillat lokal, madje të mos mjaftojnë vetëm dy takime, sa për ta përmbushur normën minimale të rregullores. Gjithmonë kryetari, sipas tij është i hapur për takimet me këshillat lokal, ne rekomandojmë që këto takime të jenë të rregullta dhe përmbajtësore me këshillat lokal. Komuna të sigurohet që kërkesat e parashtruara nga këshillat lokal, përveç që të shqyrtohen edhe të marrin përgjijge adekuate në kuadër të zbatimit të tyre, sepse ka raste kur këshillat lokal kanë dërguar kërkesa me shkrim por nuk kanë pranuar përgjigjie nga Komuna e Ferizajt“.

Monitoruesja Topalli  tregoi se cilat janë problemet praktike që iu shfaqen këshillave lokale nga moskomunimi me komunë.

Me ujësjellësin, me kanalizimin, janë projekte të cilat realizohen por nuk konsultohen paraprakisht me përfaqësuesit e këshillave lokal. Nëse komuna ose drejtoria e informon përfaqësuesin e këshillit lokal rreth realizmit të projektit, sigurisht që edhe angazhimi i përfaqësuesit do të jetë më i madh edhe në kuadër të monitorimit të projektit dhe normalisht projektet do të jenë më të suksesshme e jo të dalin problemet e vonesave në përfundim të projekteve, por edhe kur përfundojnë janë me 100 telashe dhe nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret për të cilat është planifikuar“.

Organizata Joqeveritare INPO thotë se zëri i këshillave lokale duhet të dëgjohet nga institucionet, në mënyrë që nevojat dhe kërkesat e tyre e fshatrave të merren parasysh.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending