Connect with us

Kosovë

Presidentja Osmani : Drejtësi për 18 vjeçaren nga Ferizaj

Published

on

Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave e vajzave të Kosovës. Në një postim të saj në llogarinë e Facebook, Presidentja Osmani shkruan:

“Për vajzën 18- vjeçare që e vranë në Ferizaj duhet të ketë drejtësi. Vetëm drejtësia e dënimi për ata që po i kryejnë këto krime makabre ndaj grave e vajzave të Kosovës mund të ndryshojë situatën e trishtë të pabarazisë me të cilën përballemi sot në Kosovë.

Ne nuk mund të heshtim apo të vazhdojmë të lejojmë trajtimin e këtyre rasteve si çështje familjare. Jemi dëshmitarë të vrasjeve si rezultat i shmangies nga ligji të dhunuesve, ndaj kjo situatë duhet të marrë fund. Si Presidente e vendit i bëjë thirrje secilit qytetar që të bashkëpunojë me organet e rendit dhe ligjit në gjetjen e vrasësit të viktimës nga Ferizaji. U bëjë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të punojnë fort dhe pandërprerë derisa kryesit e veprave të tilla të gjenden prapa grilave.

Dhuna ndaj vajzave e grave kërcënon paqen për të gjithë dhe mirëqenien e përgjithshme, por shoqëria jonë duhet të jetë e palëkundur dhe e vendosur në eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit e dhunës ndaj vajzave e grave.

Familjarëve, miqve dhe gjithë shoqërisë së vajzës së ndjerë u shprehu ngushëllime të sinqerta! Shpirti i saj do të pushojë në paqe atëherë kur të ketë drejtësi. Drejtësinë ua kemi borxh secilës vajze e gruaje që përjetoi dhunën nga ata që po marrin jetë e po i ikin përgjegjësisë.”

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Pakot e cigareve dhe duhanit tash e tutje me ilustrime dhe porosi për efektet negative

Published

on

Të enjten ka hyrë në fuqi udhëzimi administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit / mesazhit informues për efektet negative të duhanit, në paketimet e produkteve të duhanit dhe të ndërlidhura me duhanin.

Ky udhëzim bazohet në Ligjin për Kontrollin e Duhanit, dhe u nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë , aplikimi i vërejtjeve të kombinuara apo paralajmërimeve për rreziqet nga duhani është masë që, bazuar në dëshmitë shkencore, në vende të ndryshme ku është aplikuar, ka ndikuar në uljen e përdorimit të duhanit, sidomos nga të rinjtë.

“Përmes vendosjes së vërejtjeve shëndetësorë në produktet e duhanit synohet të ngritën njohuritë e duhanpirësve për efektet shëndetësore negative që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit dhe, gjithashtu, synohet të inkurajohet ndërprerja e pirjes së duhanit si dhe dekurajimi i nisjes ose ri-nisjes së pirjes së duhanit”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Kosovë

Edhe dy muaj paraburgim për të dyshuarit e sulmit në Banjskë

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke ua vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tre të dyshuarve për sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq janë të ngarkuar për veprat penale “Vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Kryerje e veprave terroriste”.

Sipas kërkesës fillestare të Prokurorisë, ata dyshohen se bashkë me një grup personash, në mënyrë të organizuar dhe të armatosur si dhe me dhjetëra vetura të mbushura me armatim, municion dhe veshje ushtarake, kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.

Më 24 shtator 2023 ky grup terrorist bllokoi rrugën në Banjskë me dy kamionë, ku  pastaj me granata dhe me armë sulmuan dy zyrtarë policor. Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku kurse u plagos zyrtari policor, Alban Rashiti.

Continue Reading

Arbëri

Balotazhi për president të Maqedonisë së Veriut më 8 Maj

Published

on

Nga rezultatet preliminare pas numërimit të mbi 99% të votave, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, do të përballen, Gordana Siljanovska- Davkova, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), kandidatja e partisë opozitare VMRO DPMNE-së,  Gordana Siljanovska- Davkova,u rendit e para me 39.64% të votave kurse Stevo Pendarovski nga LSDM-ja, është renditur i dyti me 19.93%.

Ministri aktual i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kandidat për president nga BDI-ja, u rendit i treti pasi ka marrë 120.903 vota ose 13.36%, ndërkaq  Arben Taravari nga koalicioni i partive opozitare shqiptare, është i katërti me 83.356 vota ose 9.21%.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale bashkë me zgjedhjet parlamentare do të mbahet më 8 maj.

Continue Reading

Trending