Qendra e vaksinimit tek shkolla “Zenel Hajdini” në Ferizaj sot nuk është duke dhënë vaksina kundër Covid-19.

Edhe pse në Ferizaj, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë 1813 raste aktive me koronavirus, siç duket nga kjo Qendër kanë vendosur të pushojnë.

Në hyrjen e kësaj qendre gjendet një njoftim ku tregohet se me datat 14 dhe 15 gusht nuk punohet për shkak se nuk ka termine nga Ministria e Shëndetësisë, megjithatë aty nuk ka njoftim apo arsyetim se për çfarë arsye nuk po ipen sot vaksinat anti-Covid.

Teksa tek kjo qendër është i vendosur njoftimi se aplikimi përmes platformës e-kosova është i obligueshëm për të vendosur terminin për të marrë vaksinën, por ferizajasit sot nuk e patën mundësinë që të mund të marrin vaksinën e tyre në terminin e datës së sotme.

Sipas të dhënave nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, gjatë ditës së djeshme ishin 85 ferizajas të shtrirë në Spitalin e Ferizajt për tu trajtuar nga koronavirusi.

Në Ferizaj, gjithashtu dje u shënuan 95 raste të reja të infektimit me koronavirus.

Të ngjashme

Të tjera