Për shkak të tejkalimit të shpenzimeve buxhetore si pasojë e keqmenaxhimit të buxhetit komunal të vitit vijues, shërbyesit civil të Komunës së Ferizajt rrezikojnë të mbesin pa rroga deri në filllim të vitit 2022. Këtë e ka bërë të ditur Thesari i Kosovës, në një letër dërguar kryetarit të komunës së Ferizajt Agim Aliu dhe zyrtarit kryesor financiar Musa Ibishi.
Fat i ngjashëm i pritjes së pagesave i ka gjetur edhe të gjithë operatorët ekonomik që për momentin kryejnë shërbime, furnizime apo punë për Komunën e Ferizajt, meqenëse sipas letrës informuese të datës 23 Shtator 2021, kjo komunë i ka 155 lëndë përmbarimore të pakryera, dhe se shuma e tërësishme e borxhit në thesar arrin gati 3 milion euro.
Në letrën e Thesarit të Kosovës, dërguar Komunës së Ferizajt shkruan:
“I nderuari Zyrtar Kryesor Administrativ, ju drejtohem lidhur me çështjen e vendimeve të formës së prerë, të pranuaranga autoritetet gjyqësore dhe përmbarimore, ku Komuna juaj është debitore, dhe legjislacioni aktual (Ligji per Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë – I.MFPP, neni 38 dhe 40, si dhe Ligji për procedurën përmbarimore) na detyron per ekzekutimin e tyre, nga ndarjet buxhetore aktuale. Sipas evidencave të Zyrës Ligjore të Thesarit, jane mbi 155 urdhëra në pritje per ekzekutim, në vlerë që arrin shumën gati 3 milionë eur. Gjithashtu, sipas të dhënave të SIMFK. buxheti juaj aktual, nga të gjitha fondet burimore (10, 21, 22), eshte pamjaftueshëm për të përmbushur këto obligime, për të cilën jeni të vetëdijshëm, dhe nuk ju siguron as pagat e rregullta për vitin fiskal. Sipas legjislacionit nuk lejohet qe OB të hyjë në obligime pa ndarje të mjaftueshme buxhetore, prandaj pavarësisht se si ka ardhur deri kjo situatë, sipas LMFPP përgjegjësia bie mbi ju si OB (Organizatë Buxhetore v.r). Përmes kësaj shkrese, ju rikujtojmë se prioriteti për pagim sipas LMFPP (Neni 38, par. 3, pika b), edhe para pagesës së pagave apo detyrimeve tjera, është përmbushja e një urdhri të prerë dhe pa të drejtë ankese ose një gjykim të nxjerrë nga një gjykatë sipas nenit 40. Prandaj, pavarësisht nga veshtiresitë që mund te shkaktohen për ju si OB, ne duhet të veprojmë sipas obligimeve ligjore. Mbetet në përgjegjesinë tuaj që të gjeni zgjidhje ligjore, ndërsa ju bëjme me dije se duhet përmbushur këto obligime, dhe tek pastaj mund realizohen shpenzime/pagesa tjera nga ju si OB.”
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.
Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.
Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.
Lidhur me këtë hetim janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.
IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur më 10 nëntor 2026.
Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore.
“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.
Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.
Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,” thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.