Connect with us

Ferizaj

Del inçizimi: Vazhdon punësimi pa diploma në Ferizaj

Published

on

      Telashet e Liron e Lirona Krasniqit, dy aplikantëve që kanë nevojë të punësohen në sistemin arsimor të Ferizajt  nuk kanë të ndalur. Kjo sepse, që të dy, motër e vëlla nga fshati Kosinë,  po diskriminohen vazhdimisht nëpër  konkurse nga ana e zyrtarëve të Komunës së Ferizajt.

Gjatë shtatorit të kaluar, këta ankues kishin hapur rast edhe në inspektoratin e  punës, me ç’rast  drejtoria e këtushme e arsimit u gjobit në shumë prej 3800 EUR, për shkelje ligjore gjatë punësimit në sistemin publik.  

Lirona, studente e diplomuar nga Kosina, kishte apikuar për punë si mësuese klasore në disa shkolla, mirëpo në vend të saj,  drejtoria e arsimit të Ferizajt (DAK) kishte punësuar një person të pakualifikuar:

“Që 5 vite punon pa diplomë, ndërsa që nga viti shkollor 2020 – 2021 – 2022 punon në shkollën “Bilall Shala”, pa asnjë dokument zyrtar, dmth. as letërnjoftim nuk ka pasë në shkollë. Pasi që e kemi zbulu këtë rast që ka ardhë pa diplomë, edhe ka ardhë pa konkurs, vetëm e kanë pru prej fshatit Varosh, unë kam bërë  ankesë pranë inspektoriatit  të Punës ku inspektorati ka vendos që të hapet konkursi, pasi është mbyllur konkursi unë kam bë kërkesë për qasje në dokumente publike ku kjo kërkesë fillimisht më është refuzu mirëpo pas refuzimit kam paraqitur ankesën tek Agjensioni për Informim dhe Privatësi, ku ata brenda 7 dite më kanë kthyer përgjigje që më lejohet qasja në dokumente publike. Pas shpalljes së rezultateve, prapë del që në këtë konkurs është pranuar i njëjti person, e cila ka punuar qe 5 vite pa diplomë“.

Për të siguruar dëshmi autentike lidhur me pretendimet  për diskriminim nga komuna e Ferizajt, Liron Krasniqi kishte incizuar disa biseda me zyrtarë të lartë komunal të Ferizajt,  përfshirë këtu edhe Afrim Llabjanin, drejtorin e Arsimit në Ferizaj.   Ne incizim dëgjohet zëri i Llabjanit, i cili e pohon se Drejtoria Komunale e Arsimit ka punësuar dhe ka lënë në marrëdhënie pune një mësimdhënëse të pakualifikuar. 

AFRIM LLABJANI, DKA (Audio): “Megjithatë unë nuk shoh se ka me pasë ndonjë zgjidhje të shpejtë, sepse është pa diplomë. Ajo thotë se kam diplomu e sene, po ajo është pa procedurë. Diploma vjen në shkollë e duhet me u nostrifiku e kogja do… Ajo ish në Tetovë unë nuk e kam ditë, dorën në zemër, nuk e kam ditë që është e pa diplomuar, unë ia kam thënë edhe atëherë. Unë e kam marrë prej Varoshit e kam pru aty kur u çel paralelja. Këtu i humbi paralelja, ajo (x-personi) kaloj në Neredime, unë e pruna aty se mos me ja humb vendin e punës. Që është pa diplomë, e kam marrë vesh vetëm kur jeni anku ju.”

PERSONI NË ZYRE (Audio): “Kur sot pe dijmë që është e pa diplomume, qysh pe vazhdoni apet që ajo me punu?”

AFRIM LLABJANI, DKA (Audio): “Nëse duhet me ndërru, atëhere duhet me pru dikënd tjetër, po na e lëmë aty përderisa ajo e ka një të drejtë të ankesës, a po kupton? Ajo vazhdon, por me një moment të caktuar përderisa inspektorati i bjen vendimin që i ndërpritet marrëdhënia e punës, se neve inspektorati në vendim naj dërgon tani. Me bazën e vendimit të inspektoratit, një vendim ia dërgon palës, një e bjen tek ne dhe një e ndal për vete edhe neve na detyron, në bazë afatit me shpallë konkursin.”

AFRIM LLABJANI, DKA (Audio): “Ndëgjo, kjo nuk ka me ba vendin aty. Unë po ju tregoj shkurt, sepse ajo nuk ka me u bë gati për me diplomu aty. Unë edhe nuk jam i interesuar me shkaktu telashe më, megjithatë asaj i takon e drejta e ankesës. Unë e di që i refuzohet se ajo është e pakualifikuar, por për me fillu procesi mësimor më mirë duhet me fillu (x-personi pa diplomë), për me vazhdu a një javë a dhjetë ditë, a dy javë. Unë i kam tregu se ajo më ka çu njerëz, ajo vetë nuk ka qenë, dorën në zemër, unë nuk e njoh me ardh ketu nuk e njoh. Unë i kam thënë ajo është e pakualifikume, mundet me e fillu procesin mësimor, mirëpo a e mbanë një javë ditarin, a e mbanë dy javë, a e mbanë një muaj nuk e di. Por në momentin që i vjen puna me u shpallë, asaj i shpallet vendi i punës ajo më pas edhe realisht ajo e ka humb të drejtën për me e ruajtë vendin e punës.”

Lirona, e cila ka diplomuar gjatë verës së sivjetme,  shprehet shumë e shqetësuar me të kuptuar se nepotizimi ështe çelësi i punësimit në sektorin publik të Ferizajt,    

“Është ndjenjë shumë e keqe kur shumë persona punojnë pa diploma dhe nuk vlerësohet diploma jote edhe pse e përfundon me nota të larta, në kohë rekord atëherë si mund të ndihet njeri.”

Në anën tjetër, Liron Krasniqi, student i nivelit master në filozofi, thotë se zyrtarët komunal të Ferizajt janë aq diskriminues ndaj familjes së tij, saqë këtë e thonë edhe hapur në Komunë.

“Pasi hapet konkursi, prapë po përgatitet i njëjti skenar si ndaj motrës ku Selvete Bajraktari-Bytyqi thotë që nuk kena ma pa Liron Krasniqi nëpër komunë. Ky grup i njerëzve në krye me Agim Aliun, Afrim Llabjanin, Selvete Bajraktari-Bytyqi, Evlid Ibishi, Bajram Rexhepi – Drejtor i Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” ky grup i njerëzve që e bëjnë këtë mbrojte ndaj tij prapë e përgatisin të njejtën gjë. I informuar është edhe Kryetari Agim Aliu, po prapë nuk i intereson e kam edhe në incizim ku thotë “ti zotni merru veç me letra” unë jam marrë me letra, jam marrë me krejt, dhe prapë i kanë përsëritë të njëjtat gjëra, si ndaj meje edhe ndaj motrës”

Lidhur me pretendimet e Liron dhe Lirona Krasniqit, në emër të DKA-së është përgjigjur shkurt  zyrtari  Evlid Ibishi:

“Znj. A.S. është punësuar pas përfundimit të procedurave të konkursit me numër të protokolit 1246, të datës 20.09.2021, , e cila i ka plotësuar kushtet ligjore të punësimit, çështja e gjobës është në procedurë të ankesave,  përgjigjen për pyetjen nr 5. e keni në  fillim, ndërsa në lidhje me pyetjen nr 6 për orët në Gjimnaz,  është shpallur konkursi me datë 12.10.2021, me numër të protokolit 1304.”

Liron dhe Lirona Krasniqi, përveç ankesës në Inspektorat të Punës, kanë hapur rast edhe në hetuesinë e Ferizajt. 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Trending