Connect with us

Ferizaj

Emergjenca nuk reagon, pas 4 orësh pritjeje vdes gruaja në Lloshkobare

Published

on

     Gjatë pasdites së sotme në fshatin Lloshkobare vdiq Remzije Azemi, në pritje të emergjencës së Ferizajt, e cila nuk i erdhi në ndihmë, edhe pas 4 orësh dhe thirrjeve të njëpasnjëshme nga familjarët e saj. Vetëm disa orë pas vdekjes së gruas së vet, bashkëshorti  Shemsi Azemi, e pa si zgjidhje të vetme që rastin ta bëjë të ditur në zyret e TV TEMA:

Qe dy muaj e kam ruajt non-stop (gruan), natë e ditë me oksigjen. Me ia largu oksigjenin, menjëherë iu ndalke frymëmarrja. E pashë se iu keqësua gjendja edhe e kemi thirr emergjencën. Djalit i kanë thënë se është në Lubovc, Tërrn edhe nuk erdh hiç. Në 10:30 e ka lajmëru djali ndërsa në 14:30 ka vdekë gruaja kurrkush s’ka ardh. Pasi vdiq, na thanë se duhet me e konfirmu se ka vdekë, e ka thirrë djali ka ardhë një Dr. Shumolli, i kryti formalitetet për konfirmimin e vdekjes. Emergjenca nuk ka ardhë me kohë.

Shemsi Azemi – Bashkëshorti i së ndjerës

     Shemsi Azemi nga Lloshkobarja kishte kërkuar llogari edhe tek dyert e emergjencës mirëpo drejtori i shërbimit emergjent Muhabi Ademi tashmë kishte përfunduar orarin e punës. TV TEMA përmes telefonit kontaktoi me Dr. Ademin, dhe ai e konfirmoi se ka dëgjuar për rastin por se nuk dinte më shumë detaje. Ngjashëm u përgjigj edhe drejtoresha e QKMF të Ferizaj, Nadire Ymeri e cila nuk kishte informata se pse ka ndodhur ky mosreagim i shërbimit emergjent.

     Në fund të deklaratës së tij, Shemsi Azemi tha se do të kërkojë llogari për papërgjegjësinë e emergjencës së Ferizajt

Emergjencën du me e paditë, gruaja m’ka shku, ndoshta edhe ka pas me vdekë ama me vdekë me frymëmarrje, me lehtësim…

Shemsi Azemi – Bashkëshorti i së ndjerës

    Emergjenca e Ferizajt funksionon në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare me zyre dhe autoambulanca në kuadër të këtij objekti shëndetësor, që gjenden vetëm 4.2 kilometra larg fshatit Lloshkobare, ku ka pasur shtëpinë pacientja në nevojë, tashmë e ndjerë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending