Connect with us

Ferizaj

14 të arrestuar dhe një në arrati për rastin “Gropa”

Published

on

Prokuroria Themelore e Ferizajt, në orët e mbrëmjes mbajti konferencë për media lidhur me aksionin e koduar “Gropa” që u zhvillua gjatë ditës së sotme në rajonin e Ferizajt.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, tha se gjatë këtij operacionit janë arrestuar 14 persona. Prej tyre 6 janë shtetas të Turqisë.

Shukri Jashari – Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Ferizajt

Ndërsa drejtori i antidrogës, Reshat Murseli, tregoi se lënda e parë e substancës së konfiskuar ishte sjellë nga Irani përmes shtetit të Turqisë. Murseli poashtu theksoi se pronari i shtëpisë ku përpunohej lënda narkotike është në arrati.

Reshat Murseli – Drejtor i antidrogës

Gjatë bastisjes së sotme, pas hetimeve disa mujore, janë sekuestruar rreth 67 kilogram drogë të tipit heroinë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Gjobiten dy shoferë për gara të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Dy shoferë janë gjobitur nga Policia e Kosovës pasi u kapën duke bërë gara shpejtësie mbrëmë në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Ndaj shoferëve L.V. (23 vjeç) dhe T.P. (22 vjeç), të cilët drejtonin veturat e tipit BMW 318 dhe BMW 320, policia ka shqiptuar nga një gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative, si dhe masën mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit për një vit.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e 24 nëntorit 2026 , rreth orës 21:48.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke theksuar se garat e shpejtësisë paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj e Gjakovë si dhe një avokat

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë si dhe një avokat nën dyshimet për veprat penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Bashkëkryerja”.

Ata janë arrestuar mëngjesin e sotëm në një aksion të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kurse gjatë aksionit janë kontrolluar dy lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Në njoftimin e Policisë thuhet se pas hetimeve të zhvilluara për një kohe, tre zyrtarët gjyqësor dhe avokati  u arrestuan nën dyshimin se kanë ushtruar ndikim në proces-afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore dhe çështje të punësimit.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar katër telefona celulare, dy shtëpiza PC si dhe dokumentacion relevant për nevoja te hetimeve.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës  dhe me vendim të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një zyrtar policor në Ferizaj nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.

Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.

Lidhur me këtë hetim  janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

#

Continue Reading

Trending