Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, sot mbajtën konferencë për media ku edhe shpalosën përgjigjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes së cilës konfirmohet se Planet Rregulluese Urbane janë ende në fuqi në Komunën e Ferizajt.
“Komuna e Ferizajt, gjegjësisht, Drejtoria e Urbanizmit ka lëshuar me qindra leje ndërtimore, kryesisht ndërtime të larta në kundërshtim me ligjin dhe këto plane rregulluese. Në shkresën që e kemi pranuar nga zyra ligjore e ministrisë dhe Departamenti i Planifikimit në dy paragrafë thuhet që në Komunën e Ferizajt sipas ligjit të Planifikimit Hapësinor, planet rregulluese urbane janë në fuqi dhe në paragrafin tjetër thuhet poashtu se me Plan Zhvillimor Komunal nuk mund të lëshohen leje të ndërtimit. Si rrjedhojë e kësaj i bie që të gjitha lejet e lëshuara gjatë pesë viteve të fundit nga Komuna e Ferizajt nga dy ish-drejtorët e Urbanizmit (Faik Grainca & Lulzim Aliu), kanë lëshuar me qindra leje ndërtimore pa bazë ligjore dhe në kundërshtim me këto plane. Komuna e Ferizajt ka qenë e njoftuar paraprakisht me vite të tëra, që janë duke bërë shkelje duke vazhduar me këtë formë se si i kanë dhënë lejet e ndërtimit, mirëpo në formë të qëllimshme i kanë mbyllur sytë dhe nuk kanë dashtë ta pranojnë realitetin. Janë organet e drejtësisë të cilat duhet të merren me personat përgjegjës që kanë bërë këtë degradim urban të qytetit të Ferizajt, e poashtu kanë krijuar pasiguri juridike për bizneset dhe për pronarët e atyre banesave që tashmë janë blerë.” thotë Enver Haliti – Deputet i LVV-së në Kuvendin e Kosovës
Enver Haliti – Deputet i LVV-së në Kuvendin e Kosovës
“Është ngulfatur potenciali zhvillimor dhe është degradu hapësira publike duke parë një objektivë të vetme, pasurimin e kryetarëve publik të komunës në kundërshtim me ligjin. Është bërë ngulfatje prej pamjeve të shkollës ku nxënësit do të duheshin të kishin oborret e tyre e deri tek ngulfatja e plotë e investimeve ku njerëzit kanë blera banesa, me idenë që këto kanë qenë të legalizuara dhe përbrenda planeve rregulluese. Është një krim urban që ka ndodhë në këtë vend dhe për këtë ka fajtor me emër dhe me mbiemër. Duhet veprim i Prokurorisë Speciale si në rastin “Brezovica” edhe në Ferizaj. Mafia e betonit nuk duhet më ta bëjë të vështirë jetën e qytetarëve të Ferizajt dhe këtu duhet të përfundoj sepse tani është edhe përgjigja prej institucionit qëndror.” thotë Haki Abazi – Deputet i LVV-së në Kuvendin e Kosovës
Haki Abazi – Deputet i LVV-së në Kuvendin e Kosovës
“Ministria e ka përcaktu që me ligj të ndërtimit nuk mundesh me lëshu leje, këta kanë lëshu leje me ligj të ndërtimit, janë më qindra të tilla dhe tash edhe me Plan Zhvillimor Komunal nuk mundet me u lëshu. Dje, ministria e ka dhënë fjalën e fundit dhe rrjedhimisht, Ferizaj sot ballafaqohet me probleme të mëdha. Përveç krimit urbanistik, unë mendoj se është cënu edhe siguria por edhe shëndetësia e qytetarëve. Siguria sepse në shumë ndërtesa zjarrfikësit nuk munden me u qasë, në anën tjetër nëse ndodh ndonjë tërmet, ka me pas një krim të madh. Ndërsa tek shëndetësia, mundeni me e pa se nuk kanë as shporta për mbeturina. Unë i bëj thirrje Prokurorisë, që rastit “Brezovica” t’i bashkëngjitet edhe rasti Ferizaji, që unë mendoj është një krim ende më i madh se që ka ndodhë në Brezovicë. Qysh i ka ardh fundi këtij krimi urbanistik, duhet me i’u ardh fundi edhe zyrtarëve që kanë dhënë leje kundërligjshëm.” thotë Dimal Basha – Deputet i LVV-së në Kuvendin e Kosovës
Dimal Basha – Deputet i LVV-së në Kuvendin e Kosovës
Skandali i lejeve ndërtimore ka nisur në vitin 2017, pasi Kuvendi Komunal i Ferizajt e miratoi Planin Zhvillimor Komunal 2017-2025, i cili është në kundërshtim të plotë me Ligjin e Planifikimit hapësinor të Kosovës, e që ishte produkt i kompromisit biznesor të disa subjekteve të atëhershme në pushtet dhe të opozitës.
Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.
Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.
Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.
Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:
12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit
14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj
18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan
Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.
Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.
Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.
Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.
Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët
Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.