Connect with us

COVID19

Masat e reja kolapsuese për vendin, zgjidhja tek vaksinat

Published

on

Rastet e reja me virusin Covid-19 në Kosovë gjatë javës së fundit kanë shënuar rritje.

Vetëm të hënën e 27 qershorit u regjistruan 35 raste të reja dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike informohemi se janë 270 raste aktive.

E për shkak të rritjes së numrit të rasteve, ditë më parë u paralajmëruan edhe masa të reja shtrënguese.

Koordinatori për Ferizaj i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Nexhat Hasani thotë se të gjitha masat e ndërmarra deri më tash kanë ndikuar tejet negativisht në ekonominë e brishtë të Kosovës.

“Evropa sa i përket Covidit është stabilizu, edhe masat janë hekë. Gjatë pushimeve thuajse në asnjë vend evropian nuk ka masa strikt. Nëse ne vendosim masa sidomos tash që e presim diasporë, kur ekonomia jonë ka nevojë për remitenca, nuk e shoh të arsyeshme masat e çfarëdo niveli. Ekonomia ka nevojë për liberalizim dhe para të gatshme dhe ardhja e diasporës na nxjerrë prej kësaj krize, prej kësaj situate. Ne kemi nevojë për ndërhyrje në ekonomi, në derivate të naftës e energji, ndërsa sa i përket pandemisë masat e reja do ishin katastrofale për vendin tonë” deklaroi Nexhat Hasani – Koordinator i AKB-së.

Nexhat Hasani – Koordinator i AKB-së.

Edhe ekonomisti Hysni Elezi konsideron se ekonomia kosovare ka nevojë për ndihmë sepse përveç pandemisë u dëmtua shumë nga inflacioni që erdhi si pasojë e luftës në Ukrainë, teksa masat e reja do e vështirësonin ekonominë e sidomos sektorin e gastronomisë.

“Tek gastronomia ka struktura dhe nivele të llojllojshme të gastronomisë. Ka gastronomi që menaxhohet nga biznese me zhvillim jashtëzakonisht të madh ekonomik, e bizneset e vogla e të mesme që nuk kanë fuqi financiare nuk ka mundësi. Biznesi që ka zhvillim dhe ka të krijuar një profit që e ka kriju me vite të tëra, ai është në gjendje që me kapitalin e fituar më herët t’i mbulojë mangësitë. Po çfarë t’i bëhet biznesit të vogël dhe të mesëm? Kjo tash, në mënyrë indirekte, por që tek ne është trend, vetëm e shton numrin e të rinjve dhe të rejave që asgjë tjetër  mos të shohin si rrugë dalje dhe sytë nga perëndimi. Këto masa veç çka do e shtrëngojnë dhe vështirësojnë jetën e qytetarëve dhe ekonominë tonë në përgjithësi.” thotë Hysni Elezi – Ekonomist

Hysni Elezi – Ekonomist

Zgjidhja e vetme për t’iu ikur masave të reja dhe për tu ulur rastet me Covid-19 është vaksinimi i qytetarëve me vaksinën anti-Covid.

Me gjithë këtë, drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri tregon se interesimi i qytetarëve për vaksinim ka rënë tej mase, teksa sugjeron larjen më të shpeshtë të duarve, mbajtjen e distancës dhe mos grumbullimin.

“Aktualisht, interesimi i qytetarëve për vaksinën anti-Covid ka rënë dukshëm, duke marrë parasysh muajt paraprak, ka rënie e nuk ka të interesuar. Numri i të interesuarve është gjashtë deri në shtatë veta brenda ditës. Duke marrë parasysh rritjen e numrit të rasteve me Covid, rruga më e mirë e mbrojtjes kundër virusit korona është vaksinimi” deklaroi Nadire Ymeri – Drejtoreshë e QKMF Ferizaj

Nadire Ymeri – Drejtoreshë e QKMF Ferizaj

Masat e reja anti-Covid janë paralajmëruar ditë më parë nga Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi.

“Komiteti për masat do të takohet shumë shpejtë, ne jemi tu mendu me i marrë masat e duhuna konform me kontinentin e Evropës” deklaroi Rifat Latifi – Ministër i Shëndetësisë

Rifat Latifi – Ministër i Shëndetësisë

Deri tani në Kosovë janë administruar mbi 1 milion e 800 mijë doza të vaksinës anti-Covid.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

COVID19

Covid-19 ende prezent në Ferizaj – Një rasti i ri me koronavirus

Published

on

Në komunën e Ferizajt në 24 orët e fundit u regjistrua një rast i ri me koronavirus dhe një pacient është shëruar nga sëmundja.


Rasti i fundit pozitiv është një qytetar i moshës mbi 50 vjeç, përcjell TV TEMA.


Deri tani, nga covid 19 janë prekur 14 mijë e 277 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.


Në gjithë komunën e Ferizajt aktualisht janë 19 raste aktive me koronavirus.

Continue Reading

COVID19

Ndërrojnë jetë dy persona si pasojë e Covid-19

Published

on

Ministria e shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë vdekur 2 persona dhe janë regjistruar 191  raste të reja të infektimeve me koronavirus të cilat rezultuan pas testimit të 926 mostrave.

Në këtë hark kohor nga sëmundja janë shëruar 255 pacientë ndërkaq në  gjithë vendin  janë 1 mijë e 325 raste aktive.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar mbi 271 mijë raste të infektimit kurse 3 mijë e 196 qytetarë kanë humbur jetën. 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës anti-covid derisa nga fillimi i vaksinimit mbi 824 mijë persona janë vaksinuar me dy doza. 

Continue Reading

COVID19

58 raste aktive me Covid-19 në Ferizaj

Published

on

Në komunën e Ferizajt në 24 orët e fundit u regjistrua 1 rast i ri me koronavirus derisa nga sëmundja janë shëruar 4 pacientë.

Sipas raportit të përditësuar të Ministrisë së Shëndetësisë, rasti i fundit pozitiv i përket grup moshës prej 20 deri në 29 vjeç.

Deri tani, nga covid 19 janë prekur 14 mijë e 246 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.

Në gjithë komunën e Ferizajt aktualisht janë 58 raste aktive me koronavirus. 

Continue Reading

Trending