Connect with us

Ferizaj

Vjedhje e rëndë në Ferizaj, hajnat në arrati

Published

on

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh raporton se në Ferizaj me datë 24 korrik ka ndodhur një vjedhje e rëndë, shkruan TV TEMA.

Në rrugën Josep Diogarti, dyshohet se rreth orë 19:00 hajnat hynë në një shtëpi dhe vodhën ari e gjashtë ora dore.

Sipas Policisë, të dyshuarit për kryerjen e veprës janë larguar në drejtim të panjohur derisa rasti ende po hetohet.

Raporti i plotë i Policisë:

“Rr. Josep Diogarti, Ferizaj 24.07.2022-19:00. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se, derisa nuk ndodhej në shtëpi, persona të panjohur pasi kanë depërtuar me forcë në shtëpinë tij, kanë vjedhur një sasi ari, gjashtë  orë dore dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.”

Ferizaj

Ferizaj kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës në futboll  

Published

on

Futbollistët e Ferizajt u kualifikuan për në finalen e Kupës së Kosovës në futboll, pasi në gjysmëfinale eliminuan ekipin e Llapit me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Ndeshja e kthimit, e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit të Ferizajt, përfundoi pa gola 0-0, por falë fitores prej 2-1 si mysafir në ndeshjen e parë, ferizajasit  siguruan vendin në finalen e madhe ku do të përballen me Dukagjinin, i cili në gjysmëfinalen tjetër, eliminoi Ballkanin me rezultat të përgjithshëm 6:2.

Takimi i sotëm në Ferizaj u ndërpre për disa minuta pas hedhjes të gjësendeve në fushë nga shikuesit, për të vazhduar vetëm pas largimit të tërësishëm të shikuesve nga tribunat.

Kjo do të jetë finalja e tretë për ferizajasit, pas asaj të edicionit 2011/2012 kur humbi nga Trepça ’89 dhe finales së edicionit 2012/2013 të cilën e humbi nga Prishtina.

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën nxënësi 15 vjeçar në ambientet gjimnazit në Ferizaj

Published

on

Një nxënës ka humbur jetën në ambientet shkollore të gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”  në Ferizaj.

Sipas policisë, viktima është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike dhe me urgjencë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku pavarësisht trajtimit mjekësor, ka ndërruar jetë.

“Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike”, njoftoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Në vendngjarje, rastin janë duke e trajtuar hetuesit e stacionit, ata rajonalë dhe krimteknikët ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Ferizaj

Lëndohet një punëtor pasi bie nga një ndërtesë në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 46-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë nga kati i dytë i një objekti, në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, punëtori fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Ju njoftojmë se sot, rreth orës 12:40, kemi pranuar një informatë se në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj , në një objekt në ndërtim, një punëtor është rrëzuar, dyshohet nga kati i dytë në vendin e punës. Sipas informatave të para nga  vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për punëtorin, 46 vjeç.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në QKUK në Prishtinë. Patrullat policore dhe njësitet e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. 

Ndryshe, brenda dy javëve të fundit ky është rasti i tretë i aksidenteve në punë për shkak të rënies nga lartësia në objekte ndërtimi në Ferizaj.

Continue Reading

Trending