Connect with us

Kosovë

Pacientët me kancer mbesin pa Sorafenib, ShSKUK nuk di se kur mund të furnizohet

Published

on

Ka kohë që Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka mbetur pa medikamentin Sorafenib, i cili përdoret për trajtimin e pacientëve me sëmundjen e kancerit në qelizën renale, mëlçisë dhe tiroideve.

Në përgjigje të pyetjeve të dërguara  nga Televizioni Tema, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka thënë se mungesa e Sorafenib-it apo siç njihet ndryshe Nexavare,  është për shkak se lënda për furnizimin me këtë medikament është duke u trajtuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, andaj nuk dihet kur mund të ndodhë furnizimi.

“Lënda për furnizimin e Klinikes se Onkologjisë me Sorafemib është duke u trajtuar ne OSHP. Nuk kemi informacion se sa do të mund të zgjas ky proces. Ne jemi në pritje të kontraktimit të produktit nga zyra e prokurimit në mënyrë që furnizimi të vazhdojë në mënyrë të rregullt konform planifikimit të Klinikës së Onkologjisë”, deklaruan nga ShSKUK për TV TEMA.

Me gjithë këtë, nga ShSKUK nuk u përgjigjën në pyetjen sa kohë ka kaluar që pacientët me kancer kanë mbetur pa këtë medikament, sa pacientë me kancer kanë mbetur pa trajtim dhe çfarë zgjidhje u është ofruar këtyre pacientëve.

Derisa Klinika e Onkologjisë vazhdon të përballet me mungesë të këtij medikamenti , pacientët janë detyruar ta blejnë nga xhepi i tyre këtë medikament goxha të shtrenjtë. 

Çmimi i Sorafenib-it/Nexavares në rajon sillet nga 650€ deri në 1800€.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Hashim Thaçit i lejohet vizita në Burojë tri ditë pas varrimit të babait

Published

on

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ishte sot në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt për ta vizituar varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili ndërroi jetë të dielën e 16 marsit.

Thaçi erdhi sot, pasi Gjykata Speciale nuk e lejoi që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit që u mbajt të martën, më 18 mars.

Pas homazheve, Thaçi shkoi edhe në shtëpinë e tij në Burojë për të qëndruar me familjen e tij të ngushtë derisa në ambientet e jashtme të shtëpisë shihet një zyrtar policor dhe veturat e parkuara, që po e shoqërojnë atë gjatë kësaj vizite.

Continue Reading

Kosovë

16 të arrestuar pas aksionit policor në disa komuna të Kosovës

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona në aksionin që u zhvillua të mërkurën në 21 lokacione të ndryshme në Mitrovicë të jugut dhe të veriut, në Vushtrri, Skenderaj dhe në Leposaviq.

Ata dyshohen për vepra penale “detyrim” dhe “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Si dëshmi materiale gjatë kontrollit, Policia njoftoi se janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, këllëf për armë dhe 1 DVR.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, 13 prej të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Continue Reading

Kosovë

Ndalohet një shtetas i Armenisë për kalim ilegal të kufirit

Published

on

Më 18.03.2025, rreth orës 23:40,  policia kufitare ka ndaluar një shtetas të Armenisë afër vendkalimit kufitar në Vërmicë.

Pas legjitimimit është kuptuar se personi M.Z., (viti i lindjes 1984, shtetas i Armenisë), duke mos poseduar vizë për të hyrë në vendin tonë, dyshohet se nga territori i Republikës së Shqipërisë ka hyrë ilegalisht në vendin tonë duke iu shmangur kalimit nëpër Pikën e Kalimit Kufitar.

Tek personi i dyshuar janë gjetur disa lloje të barnave, 2740 euro dhe një sasi parash në valuta të ndryshme.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për  48 orë.

Continue Reading

Trending