Connect with us

Ferizaj

251 ushtarë të rinj për Kosovën

Published

on

Sot u betuan dhe u certifikuan 251 ushtarët të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ushtarët e rinj të FSK-së u betuan sot në kazermën e Ferizajt.

Në fjalën e tij drejtuar rekrutëve të rinj, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ushtarëve të rinj u theksoi se ishin ëndrra më e madhe e popullit të Kosovës”.

“Ne jemi të qëndrueshëm e të pathyeshëm si Adem Demaçi dhe jemi trima si Adem Jashari. Dy Adema na udhëheqin neve, njëri në aspektin politik, tjetri në aspektin ushtarak.  Të dy bashkë do të mbesin prijësit tanë të përjetshëm”, tha ndër të tjera ai.

Fjalimin e tij e përfundoi edhe me mesazhin e tij drejtuar familjarëve të shumtë të ushtarëve të rinj.

“Të dashur prindër, sidomos ju të dashura nëna, faleminderit që edukuat e rritet vajza dhe djem fisnikë. Për sa kohë që kultivojmë gjenerata të tilla, vendi ynë do të frymojë lirshëm.” duke përfunduar me urimin për ushtarët e rinj.

Ndërsa, Zv.Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Kolonel Mehmet Lladrovci, duke iu drejtuar ushtarëve, familjarëve dhe të pranishmëve, theksoi se 251 ushtarët e rinj kanë kaluar me sukses të plotë stërvitjen ushtarake bazë.

Në ceremoni u prezantuan edhe emrat e ushtarëve dhe instruktorëve më të dalluar përgjatë nëntë javëve të kursit përkatës.

Postimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:

FSK-së i shtohen edhe 251 ushtarë të rinj

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, sot me ceremoni të veçantë u betuan dhe u certifikuan 251 ushtarët të rinj të  FSK-së.

Në këtë ceremoni  morën pjesë: Zv. Kryeministri, Besnik Bislimi, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zv. Ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, Zv. Komandant i FSK-së, Gjeneralmajor Enver Cikaqi, Drejtori i DIS-it, Gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, Inspektorja Gjenerale e FSK-së, Gjeneralmajor, Irfete Spahiu,  ushtarakë ndërkombëtarë, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, oficerë të lartë të FSK-së, drejtues komunalë, familjarë etj. Në fjalën e tij drejtuar rekrutëve të rinj, Ministri Mehaj, ushtarëve të rinj u theksoi se ishin ëndrra më e madhe e popullit tonë, kurse sot jeni realiteti më frymëzues e më krenar që kemi.

“Ne jemi të qëndrueshëm e të pathyeshëm si Adem Demaçi dhe jemi trima si Adem Jashari. Dy Adema na udhëheqin neve, njëri në aspektin politik, tjetri në aspektin ushtarak.  Të dy bashkë do të mbesin prijësit tanë të përjetshëm.” tha ndër të tjera Ministri Mehaj.

Në vazhdim të fjalimit të tij, Ministri Mehaj theksoi se: ” Rruga drejtë suksesit është e pamundur pa aleatët tanë, pa SHBA-në dhe NATO-në, ne do të kultivojmë gjithmonë raporte të shëndosha, të ndërtuara mbi bazën e sinqeritetit dhe besimit reciprok, sepse mbi të gjitha besimi ndërton aleanca të pathyeshme. Për besimin, për BESËN jemi të njohur ndër shekuj si popull. Vizioni, misioni dhe amaneti ynë është anëtarësimi i Kosovës në NATO”.

Fjalimin e tij e përfundoi edhe me mesazhin e tij drejtuar familjarëve të shumtë të ushtarëve të rinj. “Të dashur prindër, sidomos ju të dashura nëna, faleminderit që edukuat e rritet vajza dhe djem fisnikë. Për sa kohë që kultivojmë gjenerata të tilla, vendi ynë do të frymojë lirshëm.” duke përfunduar me urimin për ushtarët e rinj.

Ndërsa, Zv.Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Kolonel Mehmet Lladrovci, duke iu drejtuar ushtarëve, familjarëve dhe të pranishmëve, theksoi se 251 ushtarët e rinj kanë kaluar me sukses të plotë stërvitjen ushtarake bazë. Më pas, ai i uroi atyre suksese në sfidat e radhës në ushtri, ndërkaq familjarët e tyre i falënderoi për përkrahjen e dhënë.

Në ceremoni u prezentuan edhe emrat e ushtarëve dhe instruktorëve më të dalluar përgjatë nëntë javëve të kursit përkatës.

Ferizaj

Sekuestrohen 60 kg marihuanë dhe arrestohen katër të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona pasi zbuloi dhe sekuestroi rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Kjo sasi e narkotikëve u sekuestrua pas një aksioni në dy lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Babush të Ferizajt.

Aksioni i policisë u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore.

Të arrestuarve, një (1) shtetas i Republikës së Kosovës, dy (2) shtetas të Republikës së Serbisë dhe një (1) shtetas i Republikës së Shqipërisë, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe dy (2) vetura, dhe një (1) kamion.

Continue Reading

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Trending