Në komunën e Ferizajt, në 24 orët e fundit u konfirmuan 57 të infektuar me koronavirus derisa 71 pacientë janë shëruar nga sëmundja, transmeton TV TEMA.
Sipas përditësimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga rastet e fundit pozitive, 5 janë fëmijë kurse të gjitha rastet tjera u përkasin grup moshave nga 20 deri në 80 vjeç.
Deri tani, nga covid-19 janë prekur 13 mijë e 532 ferizajas kurse 183 prej tyre humbën jetën.
Aktualisht, në gjithë komunën e Ferizajt janë 589 raste aktive me koronavirus, derisa dje ishin 603 raste aktive.