Connect with us

Kosovë

Kurti: Pati dezinformata, ftojmë ndërkombëtarët të denojnë dhunën e grupeve të financuara nga Beogradi

Published

on

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Minsitri i Punëve të Brendshme të Kosovës mbajtën konferencë për media rreth tensioneve në veri, raporton TV TEMA.

Kam biseduar me aleatët amerikanë dhe evropianë. Ambasadori amerikan kontribuoi shumë për zbutjen e gjendjes, gjithnjë duke e mbështetur shtetin tonë dhe qëndrimet e vendimet tona. Nuk lejojmë destabilizimin e rendit kushtetues. I bëjmë thirrje ndërkombëtarëve që të denojnë dhunën dhe agresionin e bandave kriminale në veri që qartasi janë të financuara, nxitura dhe përgatitura nga Beogradi”, deklaroi Kurti.

Kurti shtoi se kuptohet brenga e ndërkombëtarëve për dezinofrmatat rreth vendimeve të qeverisë prandaj shtyhet për një muaj ky vendim, pasi të hiqen të gjitha barrikadat.

“Janë gjithsej nëntë barrikada. Presim që gjatë ditës së sotme të hiqen të gjitha”, tha Kurti.

Ministri Sveçla shprehu mirënjohje për Policët për sjelljen profesionale dhe mbrojtjen e vendit.

Në orët e para të mëngjesit filloi zbatimi i vendimit të Qeverisë për dokumentet hyrje-dalje. Ky proces po vazhdon pa pengesa. Ka procedurë të shkurtër për dallim nga procedurat e palës tjetër. Për shkak të dezinformatave dua të sigurojë qytetarët e Kosovës dhe shtetit fqinj se dokumenti për hyrje-dalje e zëvendëson dokumentin e identifikimit, ka vlefshmëri 90 ditë dhe përdoret në institucione“, deklaroi Sveçla.

Sveçla shtoi se 11 qytetarë të Kosovës kanë marrë trajtim nga lëndimet mbrëmë që u janë shkaktuar nga zhvillimet e djeshme dhe disa vetura janë dëmtuar nga strukturat kriminale të armatosura.

Ai shtoi se Policia po i heton rastet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Rusia aktualisht po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës.

Gërvalla tha se sulmi hibrid rus ndaj Kosovës po vjen pas njoftimit të mbështetjes së Kosovës me pajisje ushtarake për Ukrainën.

“Rusia sot po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin” ka shkruar Gërvalla në rrjetin social “X”.

Continue Reading

Kosovë

Nga 9 maji serbët mund t’i ndërrojnë patentë shoferët ilegalë në RKS

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendim  që u mundëson qytetarëve kalimin nga patentë shoferët e lëshuar nga institucionet ilegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Në njoftim bëhet e ditur se kalimi në patentë shofer RKS nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për patentë shofer, “por vetëm aplikim, të cilin çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente”.

Ky vendim hyn në fuqi me datën 9 maj dhe është i vlefshëm deri më 9 gusht 2024.

Dokumentet që duhen përfshirë në aplikim janë letërnjoftimi, origjinali i patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, certifikata e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, dëshmi të pagesës së taksës dhe origjinali i patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK-u apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Continue Reading

Kosovë

Enver Sekiraqa dënohet me 25 vjet burgim

Published

on

Enver Sekiraqa është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vjet burg për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza, në vitin 2007.

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës, shpalli aktgjykimin dënues në seancën e sotme, në të cilën Sekiraqa nuk ishte prezent .

Ky është aktgjykimi i tretë në të cilin Sekiraqa dënohet për shtytjen e vrasjes së Rizës 17 vite më parë.

Për herë të parë, Sekiraqa ishte dënuar me 36 vite burgim në vitin 2016, kurse pas kthimit në rigjykim sërish në vitin 2019 u dënua me 20 vite burgim.

Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burgim.

Continue Reading

Trending