Connect with us

Ferizaj

Prokuroria e Ferizajt ngreh aktakuza ndaj gjashtë personave për 24 orë

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur tri aktakuza nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, transmeton TV TEMA.

Sipas raportit të Prokurorisë, një aktakuzë është ngritur ndaj tre personave për falsifikim dokumentesh.

Aktakuza tjetër për “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, është ngritur ndaj dy personave dhe një aktakuzë për vjedhje të shërbimeve është ngritur ndaj një personi.

Nga të gjitha prokuroritë themelore të Kosovës, janë ngritur 91 aktakuza ndaj 100 personave, për vepra të ndryshme.

Raporti i plotë i Prokurorisë në Ferizaj:

7.Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose
autorizimeve publike”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”

Ferizaj

Sekuestrohen 60 kg marihuanë dhe arrestohen katër të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona pasi zbuloi dhe sekuestroi rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Kjo sasi e narkotikëve u sekuestrua pas një aksioni në dy lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Babush të Ferizajt.

Aksioni i policisë u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore.

Të arrestuarve, një (1) shtetas i Republikës së Kosovës, dy (2) shtetas të Republikës së Serbisë dhe një (1) shtetas i Republikës së Shqipërisë, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe dy (2) vetura, dhe një (1) kamion.

Continue Reading

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Trending