Connect with us

Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për krime lufte në Kosovë

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSK) njoftoi më 15 shtator se ka ngritur aktakuzë kundër një të pandehuri me inicialet S.F, për veprën penale krime lufte.

I dyshuari, sipas Prokurorisë Speciale, ishte pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë në kohën kur dyshohet se e kreu krimin në vitin 1998, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

PSK-ja tha se ai, bashkë me dy zyrtarë të tjerë të paidentifikuar, e kishin marrë me forcë në veturën e tyre një mjek me inicialet H.Sh në vitin 1988 në rrugën Drenas-Prishtinë, dhe e “kishin dërguar në ndërtesën e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë, ku fillimisht u ishte nënshtruar rrahjeve dhe torturave dhe nga ajo ditë për fatin e tij nuk dihet asgjë.”

Me këto veprime, i pandehuri në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale ‘’krime lufte kundër popullatës civile’’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së, njoftoi Prokuroria.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. /REL/

Kosovë

MSH: Masa mbrojtëse ndaj temperaturave të larta nga 3 deri më 10 korrik

Published

on

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka nxjerrë një rekomandim me masa dhe rekomandime për mbrojtjen e punëtorëve dhe grupeve të ndjeshme të popullsisë nga temperaturat e larta, të cilat parashikohen të shënohen në Kosovë gjatë periudhës 3 deri më 10 korrik.

Ministria bazohet në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Kosova po përballet me temperatura të larta deri në 36 gradë celsius gjatë kësaj jave.

Ndërkohë, pjesë të Evropës si Spanja dhe Italia po shënojnë mbi 40 gradë celsius në valën më të ashpër të të nxehtit këtë verë.

Sipas njoftimit, temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta.

Ministria rekomandon që institucionet publike dhe private të përshtatin oraret e punës për të punësuarit, duke mundësuar orar fleksibil, fillim më të hershëm të punës në mëngjes ose punë nga shtëpia kur është e mundur.

Gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike duhet të lirohen nga puna gjatë orëve të pikut të nxehtësisë ose të lejohen të punojnë nga shtëpia.

Gjithashtu, kërkohet të sigurohet ajrosje e mjaftueshme në ambientet e mbyllura të punës dhe të vendosen pika freskimi në hapësirat e jashtme, si dhe të garantohet qasje në ujë të ftohtë për punëtorët.

Ministria fton të gjitha institucionet që të respektojnë këto masa për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve dhe të grupeve më të rrezikuara gjatë kësaj vale të të nxehtit.

\Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Kosovë

PDK dhe LDK paralajmërojnë dorëzimin e rastit të ri në Kushtetuese

Published

on

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi paralajmëroi se subjekti i tij politik sot do të dorëzojë rast të ri në Gjykatën Kushtetuese.

Në prononcimin për media pas dështimit të 41-të konstituivit të Kuvendit, Krasniqi tha se nga aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, kanë ndodhur edhe tri shkelje kushtetuese.

“Tri vazhdimet e fundit të seancës konstituive kanë qenë shkelje e qëllimshme dhe me vetëdije e kushtetutës nga ana e kryesuesit të seancës, me instruksione të partisë së tij dhe ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq. Për këtë arsye, sot gjatë ditës do ta dorëzojmë rastin e ri në Gjykatë ”, tha mes tjerash Krasniqi.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, bëri të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, njoftoi deputeti i këtij subjekti, Alban Zogaj.

“Jemi në përgatitje të lëndës për t’iu drejtuar Kushtetueses, por normalisht që jemi në koordinim dhe bashkëbisedime që të shohim si do ti qasemi. Gjithsesi se do t’i qasemi Kushtetueses me pyetjen që edhe aktgjykimi i fundit dhe Kushtetuta janë duke e shkelur në seancat e fundit”, theksoi Zogaj duke shtuar se po kërkojnë që Lëvizja Vetëvendosje të kthehet në rendin e ditës dhe ta respektojë Kushtetutën.

Continue Reading

Trending