Connect with us

Botë

Abazoviq gati të shkojë në shtëpi: Nuk jam gati ta mbajë vendin peng

Published

on

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq,ka thënë  se është një ditë e trishtuar për të gjithë ata që duan të jetojnë në të kaluarën, por një ditë e bukur për ata që duan të mbyllin çështjet e së kaluarës në mënyrë demokratike.

Ai iu ka referuar Partisë Demokratike të Socialistëve të Milo Gjukanoviqit, të cilët kanë deklaruar se marrëveshja e nënshkruar sot mes Abazoviqit dhe Kishës Ortodokse Serbe është drejt hapave të largimit të tij.

Më falni nëse i përkisni kategorisë së parë. Por për nga formati dhe njohuritë ju i përkisni një kategorie tjetër”,ka thënë Abazoviq.

Ai theksoi se në Mal të Zi  ka “pushtues-kriminelë” që po mbajnë peng vendin sipas tij, duke u shprehur se po luftojnë kundër tyre.

“Dhe për shkak të kësaj nuk jemi më në BE”, duke shtuar se një propagandë e tillë është pasojë e aktiviteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ai theksoi se është gati të shkojë në shtëpi, por nuk është gati që dikush ta mbajë peng vendin, shkruan Vijesti.

“Menduat se do të mjaftonte fuqia e një grupi financiar, i cili tashmë kishte nisur një fushatë përmes portaleve të rrejshme, për të ndikuar që kryeministri të largohej nga rruga e tij. Kjo nuk do të ndodhë”,ka thënë Abazoviq./KK

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Izraeli thotë se ka vrarë zyrtarë të lartë të inteligjencës iraniane

Published

on

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kanë vrarë zëvendësministrin e inteligjencës së Iranit për çështjet e Izraelit, Sayed Yahya Hamidi.

Jalal Pour Hossein, udhëheqës i divizionit të spiunazhit në Ministrinë e Inteligjencës, u vra gjithashtu, së bashku me “zyrtarë të tjerë të regjimit”, thuhet në njoftim.

Detaje se si, kur ose ku u vranë nuk jepen.

Por, shtohet se selia e Ministrisë së Inteligjencës në Teheran u godit “pak kohë më parë”.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Gjysmëhëna e Kuqe: Më shumë se 550 persona të vrarë në Iran

Published

on

Organizata iraniane Gjysmëhëna e Kuqe njoftoi të hënën se 555 persona janë vrarë në sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Sipas raportit të saj, 131 qytete janë përfshirë nga sulmet që nga dita e parë e tyre më 28 shkurt.

Gjysmëhëna e Kuqe shtoi se operacionet e shpëtimit, ndihmës, transportit dhe shërbimeve mjekësore janë duke vazhduar.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Irani refuzon negociatat me SHBA-në, ndërsa Trump paralajmëron hakmarrje të fuqishme

Published

on

Kryetari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, tha se Teherani “nuk do të negociojë” me Uashingtonin.

Ai i bëri komentet disa orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se do të vazhdojë t’i ndëshkojë “terroristët” me “forcën e plotë” të ushtrisë amerikane.

Në një postim në rrjetin X, Larijani shkroi:

“Ne nuk do të negociojmë me Shtetet e Bashkuara. Sot, kombi iranian po mbron veten”.

Të dielën, në një video gjashtëminutëshe që postoi në platformën e tij Truth Social, Trump tha se lufta kundër Iranit mund të zgjasë katër javë, megjithëse u duk se e la derën hapur për bisedime të mëtejshme me udhëheqësit mbijetues në Teheran.

“Në 36 orët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre po kryejnë Operacionin Tërbimi Epik – një nga ofensivat ushtarake më të mëdha, më komplekse dhe më dërrmuese që bota ka parë ndonjëherë”, tha Trump.

Ai shtoi se operacionet luftarake në Iran “po vazhdojnë me forcë të plotë” dhe “do të vazhdojnë derisa të arrihen të gjitha objektivat tona”.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending