Connect with us

Ferizaj

Të enjten Ferizaj katër orë pa rrymë

Published

on

KEDS njofton se në Ferizaj të enjten, më 4 gusht do të ketë ndërprerje të rrymës për katër orë., transmeton TV TEMA

Sipas KEDS kjo ndërprerje ndodhë për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit.

Ferizaj ishte përballur me mungesë të rrymës për disa orë edhe të shtunën që shkoi.

Njoftimi i plotë nga KEDS:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga  NS 110/35/10kV Ferizaj 1 (Bibaj) – (H10 dhe H06)  do të ndërprehet:

NS 35/10kV Ferizaj III (kodi 400420) dhe pa tension mbeten daljet 10kV nga ora 11:00  deri në ora 15:00.

Vendet: rrugët: 12 Qershori, 15 Shkurti (një pjesë), Agim Matoshi (një pjesë), Asim Vokshi (një pjesë), Avdyl Dura, Besim Rexhepi, Dëshmorët e Kombit, e Ilirisë, Ejup Statovci (një pjesë), Enver Topalli, Xhemajl Kada (një pjesë), Hamëz Jashari, Imri Halili (një pjesë), Indrit Cara (një pjesë), Metush Krasniqi (një pjesë), Rexhep Bislimi, Rifat Berisha (një pjesë), Xhemajl Kada (një pjesë) dhe Saranda (një pjesë), Elbasanit, Gjergj Fishta, Muharrem Shemsedini (një pjesë), Murat Murati (një pjesë), Naim Beka, Prekazit, Sefedin Firza (një pjesë), Xhevat Sojeva (një pjesë),ef Jubani (një pjesë), Agim Prodani (një pjesë), Ali Hadri, Beq Heta (një pjesë), Besim Rexhepi (një pjesë), Dëshmorët e Kombit, Elhami Hasani (një pjesë), Enver Maloku (një pjesë), Faik Rexha (një pjesë), Gramozi (një pjesë), Gursel e Bajram Sylejmani, Hajdin Matoshi (një pjesë), Imri Halili, Lagjja e Qiraxhive, Liman Reka, Luigj Gurakuqi (një pjesë), Mujo Ulqinaku (një pjesë), Nekadin (një pjesë), Rexhë Berisha (një pjesë), Riza Matoshi (një pjesë), Rrezak Shala, Sylejman Pitarka (një pjesë), Vezir Jashari, Viktor Hygo (një pjesë), Xhyli Semaja (një pjesë); fshatrat: Bajnicë, Burnik, Gaçkë, Gaçkë e Epërme, Gërlicë, Gërlicë e Epërme, Gjelbin, Greme (një pjesë), Izhancë, Koshtane, Semajë dhe Varosh (një pjesë), Balaj, Jezerc, Manastirc, Neredime dhe Neredime e Naltë dhe e Ulët, Doganaj, Dubravë, Pleshinë, Pleshinë e Epërme dhe e Poshtme, Zaskok, Elezaj (një pjesë), Gërlicë (një pjesë), Greme, Çardak-Kaçaniku i Vjetër (një pjesë), Magjistralja Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Rakaj dhe Varoshi.

Arsyeja: Mirëmbajtja preventive e nënstacionit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohen katër bankënota të dyshuara nga 500 €

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se në një bankë janë dorëzuar katër bankënota në vlerë nga 500 €, të cilat dyshohet se janë falsifikuara.

Në raportin 24 orës, Policia ka njoftuar se kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim të mëtutjeshëm.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj –  Raportohet nga banka se kanë pranuar katër bankënota në vlerë nga 500 €, të cilat dyshohet se janë falsifikuara. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara për ekzaminime të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.”

Continue Reading

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni:

Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

Tel: +383 49 172 170

E-mail: selimshabani@prisig-ks.com

  • *Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Ferizaj

Gjobitet me 500 € për ndezje zjarri në Sojevë të Ferizajt

Published

on

Një banor i fshatit Sojevë të Ferizajt është ndëshkuar me 500 €  gjobë nga Policia e Kosovës për ndotje të mjedisit dhe rrezikim nga përhapja e zjarrit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar të dielën mbrëma, më 16.08. 2026.

“Zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj, me datën 16.08. 2026, rreth orës 22:00, kanë pranuar ankesa nga qytetarët për djegie të materialeve të ndryshme në një oborr, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.

Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh” thuhet mes tjerash në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Continue Reading

Trending