Connect with us

Ferizaj

Tentativë vrasje në Ferizaj – Viktima i largon armën nga dora, pistoleta shkrepë

Published

on

Një tentativë vrasje ka ndodhur të hënën në Ferizaj.

Policia e Kosovës thotë se i dyshuari ka drejtuar armën kah viktima, por viktima ka arritur që të largonte armën nga duart e të dyshuarit dhe arme kishte shkrepur, transmeton TV TEMA.

I dyshuari u dërgua në mbajtje derisa në shtëpinë e tij u gjet një pistoletë.

Raporti i plotë i Policisë:

VRASJE NË TENTATIVË

Ferizaj 01.08.2022 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur duke i drejtuar armën viktimës mashkull kosovar. Viktima kishte arritur që të largonte armën nga duart e të dyshuarit me ç’rast arma kishte shkrepur. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj

Raportohet i zhdukur një person nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar rasti për zhdukjen e një personi nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia që nga data 03.05.2024 dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Në raportin 24 orësh, policia ka konfirmuar se është iniciuar hetimi për rastin si person i zhdukur.

Continue Reading

Ferizaj

Zhduket një 30 vjeçare nga Ferizaj, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

Published

on

Mëngjesin e sotëm është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj.

 Lajmi u bë i ditur nga familjarët të cilët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

“Vajza është 30 vjeçare, ka të veshur pizhame të bardha me lule jorgovan. Banon në rrugën “Ramadan Ferizi” në Ferizaj. Emri i sajë është Shkurte Ramadani. Ka dal nga shtëpia sot rreth orës 8:30 dhe nuk po mundemi ta gjejmë. Ajo vuan nga depresioni. Rastin e kemi lajmëruar edhe në polici por ende nuk ka asnjë shenjë nga ajo.

Lusim të gjithë ata që rastësisht mund ta shohin të na lajmëroi në telefonin 044 667 964 ose stacionin më të afërt të policisë” ka njoftuar motra e të zhdukurës.

Continue Reading

Ferizaj

Apel për ndihmë financiare për shërim të Diellza Osmanit nga Ferizaj

Published

on

 Diellza Osmani,  22 vjeç nga Ferizaj, absolvente e Dizajnit Grafik ka nevojë për ndihmë financiare për shërim jashtë vendit.

Ajo është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: TTP HUS suspect, AKI Acute Kidney Injury AKIN 3 dhe Heomdialysis factae est.

Mjekët kanë rekomanduar trajtimin urgjent mjekësor në Turqi, andaj për shërimin e saj duhen 150 mijë euro.

Kontributin tuaj mund ta bëni në llogarinë bankare:

TEB Bank

2013000096784794

(Blerta Osmani,  motra e Diellzës)

Continue Reading

Trending