Në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 35 raste të reja pozitive në Ferizaj.
Në këtë periudhë nga sëmundja janë shëruar 141 pacientë.
Sipas raportit të përditësuar të Ministrisë së Shëndetësisë, nga rastet e fundit pozitive, 4 janë fëmijë kurse të gjitha rastet tjera u përkasin grup moshës prej 20 deri 80 vjeç.
Deri tani, nga covid 19 janë prekur 13 mijë e 770 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.
Aktualisht, në gjithë komunën e Ferizajt janë 462 raste aktive me koronavirus, derisa dje ishin 568 raste aktive.