Connect with us

Ferizaj

Lista Serbe rreth deklaratës së Hovenierit për Radojçiqin: Po do ta shpallë fajtor pa vendim gjykate

Published

on

Lista Serbe ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, për nënkryetarin e kësaj partie, Milan Radojiçiq, se ka lidhje me krimin e organizuar transnacional dhe korrupsionin.

Kjo parti ka hedhur poshtë këtë deklaratë të ambasadorit amerikan, duke kërkuar nga ai të paraqesë prova të qarta për deklaratat e tij dhe jo të bëjë vlerësime “paushall”.

“Së pari se është e papranueshme të flitet për cilindo në mënyrë të tillë dhe për akuzat që i ka dhënë ambasadori amerikan kundër nënkryetarit Radojiçiq, nuk është iniciuar asnjë procedurë gjyqësore që dëshmon pretendimet e Hovenierit”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Më tej është thënë se deklarata e Hovenierit është dhënë për të vënë nën presionin Radojiçiqin, Listën Serbe, qytetarët serbë në veri, në situata të tilla si kjo e fundit.

“Në rastin e zëvendëspresidentit tonë me se duket Prishtina dhe z. Hovenier mendojnë se është e mundur të shpallet dikush fajtor pa vendim të gjykatës. Qytetarët tanë e kanë kuptuar se kjo deklaratë për Z. Radojiçiq është bërë për të vënë nën presion z.Radojiçiq, Listën Serbe dhe qytetarët serbë në përgjithësi në veri në momentin kur Prishtina po bën veprime të njëanshme dhe terror ndaj qytetarëve duarthatë. Këto pretendime nuk do të zbehin vendosmërinë për të mbijetuar dhe qëndrimin në këto zona duke respektuar kontributin që Z. Radojiçiq ka bërë”, është thënë më tej në reagim.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, derisa ka folur për ngjarjet e fundit në veri me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, ka rikujtuar pozicionin e SHBA-së për Milan Radojçiqin.

“Më duhet t’u kujtoj njerëzve se, nga këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara, z. Milan Radoiçiq, është sanksionuar nga Thesari i Shteteve të Bashkuara në bazë të informacionit tonë për lidhjet e tij me krimin e organizuar transnacional dhe korrupsionin, dhe i tregova atij që, ju e dini, pikëpamja e Shteteve të Bashkuara për këtë individ është tashmë e njohur”, ka thënë Hovenier./Koha

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending