Connect with us

Ferizaj

1600 gjoba në trafik brenda një jave në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se nga 1 gushti deri më 7 gusht ka ndërmarrë disa aktivitete dhe ka shqiptuar 1600 gjoba në komunikacion.

Nga këto gjoba, 550 ishin për mos respektimin e shpejtësisë, përcjell TV TEMA.

23 personave u është marrë patentë shoferi për shkak të rrezikimit të komunikacionit.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 62 aksidente trafiku por asnjë me fatalitet.

Raporti i plotë i Policisë:

Aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës në parandalim të aksidenteve

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt, gjatë javës që shkoi nga 01-07/Gusht/2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 550 gjoba

– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,37 gjoba

– Kyçja e  pa rregullt në rrugën kryesore, 4 gjoba

– Drejtimi  nën ndikimin e alkoolit,  3 gjoba

– Mos respektim i urdhërit të policit, 2 gjoba

– Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 30 gjoba

– Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 36 gjoba

– Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, 5 gjoba

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 30 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 204 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 88 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës -pa regjistrim , 2 gjoba

– Motoçikleta të konfikuara , 1

– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 608 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 23 shoferëve

             Gjithsej , 1600 gjoba

Ndërsa, janë raportuar 62 aksidente:

– Aksidente fatale , 0

– Aksidente me lëndime, 23

– Aksidente me dëme materiale, 39

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një grua raportoi në polici dhunimin e vajzës nga një i panjohur

Published

on

Një grua ka raportuar në polici se vajza është marrë me veturë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale. Dyshohet se rasti ka ndodhur më 01.05.2024 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  ekzaminim.

Rasti është cilësuar si “dhunim”, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit, më 28 maj 2022 në Ferizaj.

Për vrasje, Januzi u dënua me 16 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim. Gjykata shpalli dënim unik me 17 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, më 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri Qëndrim Januzi, me dashje dhe përgatitje paraprake kishte privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmend Hyseni dhe me atë rast kishte vënë në rrezik edhe jetën e Maliq Latifit, i cili kishte qenë para hyrjes së marketit si dhe të personave tjerë brenda në market.

Të njëjtit i konfiskohet në mënyrë të përhershme arma e markës “SAUER model 38H”, me një karikator me kapacitet prej 8 fishekëve, me të cilën armë kishte kryer veprën penale.

Continue Reading

Trending