Në 24 orët e fundit, në komunën e Ferizajt u regjistruan 26 raste të reja me koronavirus derisa nga sëmundja janë shëruar 21 pacientë.

Sipas raportit të përditësuar të Ministrisë së Shëndetësisë, nga rastet e fundit pozitive, 1 është fëmijë i moshës mbi 10 vjeç kurse të gjitha rastet tjera u përkasin grup moshës prej 20 deri 79 vjeç.

Deri tani, nga covid 19 janë prekur 13 mijë e 925  ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.

Aktualisht, në gjithë komunën e Ferizajt janë 391 raste aktive me koronavirus.

Të ngjashme

Të tjera