Connect with us

Botë

Petkoviq nuk i ndalë ankesat, thotë se Kurti do luftë

Published

on

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me deklaratat e tij po do luftë e jo dialog.

Nuk ka dyshim se Albin Kurti me deklaratën e tij të fundit tregon haptazi se do luftë, jo dialog dhe marrëveshje! Nëse Kurti konfirmon publikisht se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të formohet kurrë dhe se serbët duhet të pranojnë vendime të njëanshme dhe të dhunshme për targat dhe kartat e identitetit, është e qartë për të gjithë se Kurti po fton për konflikte në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Petkoviq në regimin për media më 8 gusht.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se në komunat veriore të Kosovës, më 31 korrik, pati rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur, “për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd”.

Sa i përket marrëveshjes për Asociacionin për komunat me shumicë serbe, Kurti ka thënë se organizimet që bashkojnë komunat me veçanti gjeografike apo ekonomike janë të nevojshme, por jo ato në bazë të etnisë.

Në këtë intervistë Kurti ka thënë se ka dyshime për infiltrime nga Rusia pasi, sipas tij, Kremlini po dëshiron ta përdorë Serbinë si platformë për ta destabilizuar Ballkanin dhe, në veçanti, për ta sulmuar Kosovën.

Por sipas Petkoviqit këto janë “deklarata për justifikim të veprimeve” që po i bën Kurti.

Prandaj në çdo deklaratë Kurti shpik gjoja ndikimin e Rusisë sepse dëshiron jo vetëm të sulmojë Beogradin, por edhe të justifikojë veprimet e reja të njëanshme dhe të dhunshme në të ardhmen kundër popullit serb”.

Petkoviqi ka thanë se përpjekjet e Prishtinës për të imponuar agjendën e bisedimeve në Bruksel me “ëndrra boshe për ‘njohje reciproke’’”, nuk janë gjë tjetër veçse një taktikë për ta bërë dialogun të pakuptimtë dhe për ta prishur atë ende pa filluar.

Kurti ka thënë se nuk do të diskutojë lidhur me vendimet për targat dhe dokumentet hyrëse në takimin që do ta ketë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më 18 gusht në Bruksel. Sipas tij, në mënyrë që më 1 shtator të shmangen tensionet e 31 korrikut, faktorët ndërkombëtarë “duhet ta zmbrapsin Beogradin në qasjen e tij destruktive ndaj Kosovës”.

Sipas Petkoviqit, serbët në Kosovë e konisderojnë Kurtin përgjegjës për siç thotë ai “të gjitha keqtrajtimet, incidentet, privimin e lirisë së lëvizjes dhe të drejtave të tjera demokratike” dhe se sias tij “revolta e tyre është pasojë e veprimeve të njëanshme, të dhunshme dhe të paligjshme të Kurtit dhe jo ndonjë agjendë e huaj e orkestruar”.

Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Me kërkesë të ndërkombëtare, Qeveria e ka shtyrë zbatimin e këtyre vendimeve deri në shtator.

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Botë

Katër të vdekur nga zjarri në Tivar të Malit të Zi

Published

on

Tre të mitur dhe një i person i moshës madhore kanë vdekur nga zjarri që shpërtheu mëngjesin e 15 shkurtit në një vendbanim rreth orës katër në një lagje të banuar me romë në Tivar, në Mal të Zi.

Zjarri, që shpërtheu rreth orës 04:00, përfshiu disa objekte dhe më pas u njoftua zjarrfikësja.

Siç tha prokurorja Mirjana Tankosiq Vuçiniq për Radion Evropa e Lirë, katër trupat e pajetë u gjetën në vendngjarje.

“Kemi gjetur katër baraka të djegura dhe katër trupa të djegur në to. Shkaku i zjarrit do të dihet pas vlerësimit të ekspertëve”, tha ajo.

Zjarri përfshiu një lagje të improvizuar ku jetojnë kryesisht romë. Këshilli i Romëve në Mal të Zi tha se kjo tragjedi tregon se sa është e nevojshme shpërngulja e familjeve rome nga lagje të tilla.

“Fakti që shumë familje detyrohen të jetojnë në baraka të parafabrikuara, pa kushte dhe siguri adekuate, është një problem serioz social. Pa mbështetjen dhe masat e duhura mbrojtëse, këto familje janë të ekspozuara ndaj një rreziku më të madh të aksidenteve siç është ky zjarr”, tha këshilli.

Këshilli i Romëve u bëri thirrje autoriteteve shtetërore që të përmirësojnë kushtet e banimit për popullatën rome në Tivar dhe në mbarë Malin e Zi.

/REL/

Continue Reading

Trending