Connect with us

Kosovë

Regjistrimi i targave serbe në RKS, Ministria e Brendshme u përgjigjet pyetjeve më të shpesha

Published

on

Që nga vendimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Punëve të Brendshme i cili ende nuk ka hyrë në fuqi, pasi është shtyrë afati deri më 1 shtator, qytetarët kanë adresuar një mori pyetjesh për regjistrimin e automjeteve të tyre nga targat e vjetra në ato të reja, RKS.

Në lidhje me këtë MPB, përmes një njoftimi ka sqaruar se regjistrimi i automjeteve të qytetarëve me targa RKS mund të bëhet në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve, në komunën ku pronari e ka vendbanimin.

“Pyetje të shpeshta në lidhje me regjistrimin e mjeteve me targa ‘RKS’ të mjeteve që posedojnë targat ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’ dhe ‘DA’ apo ‘ĐA’. Në kuadër të fushatës për regjistrimin e mjeteve qytetarët kanë adresuar një numër të pyetjeve, për të cilat përgjigjet i gjeni si në vijim. Ftojmë të gjithë qytetarët, të shfrytëzojnë këtë mundësi nga data e fillimit të regjistrimit me 1 shtator 2022- 31 tetor 2022. Për çdo pyetje shtesë na shkruani në zip-mpb@rks-gov.net”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton telegrafi.

Më poshtë lexoni përgjigjet e MPB-së se si qytetarët mund të regjistrojnë automjetin e tyre me targat e RKS-së:

Në cilat qendra mund të bëhet regjistrimi?

Regjistrimi i mjeteve me targa RKS mund të bëhet në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve, në komunën ku pronari e ka vendbanimin.

A lejohet regjistrimi i veturave me patentë shofer të lëshuar nga Serbia?

Po. Sipas UA Nr.03/2022, për regjistrimin e veturave me targa RKS nuk është i domosdoshëm patentë shoferi i Republikës së Kosovës, por vetëm kërkohet patentë shofer me afat të vlefshëm.

A lejohet regjistrimi i mjeteve të cilat kanë bërë vazhdimin e regjistrimit me këto targa pas datës 21 prill 2022?

Po. Mjetet të cilat janë pajisur për herë të parë me targa ilegale brenda periudhës 10 qershor 1999 – 21 prill 2022, por që kanë vazhduar regjistrimin me këto targa pas datës 21 prill 2022, mund të bëjnë regjistrimin e mjeteve me targa RKS.

A duhet të paguhen taksat doganore në rast të ndërrimit të pronarit pas regjistrimit të mjetit me targa RKS nga targat ilegale.

Jo. Në rast të ndërrimit të pronarit të mjetit që është regjistruar me traga RKS, pronari i ri nuk është i obliguar të paguajë taksat doganore.

A kërkohet Polica e Sigurimit e Republikës së Kosovës për regjistrimin e veturave me targa RKS?

Po. Për regjistrimin e veturave me targa RKS është e nevojshme të paraqitet Polica e Sigurimit e Republikës së Kosovës.

A duhet të paraqitet certifikata e rregullsisë teknike me rastin e regjistrimit të mjeteve me targa RKS.

Certifikata e rregullsisë teknike duhet të paraqitet vetëm në rastet kur mjetet me targa ilegale nuk kanë certifikatë të regjistrimit me afat vlefshmërie. Në rastet kur mjetet kanë certifikatë të regjistrimit me afat vlefshmërie, duhet të paraqitet polica e sigurimit origjinale, në mënyrë që ata të lirohen nga kontrolla teknike.

A lejohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS për personat të cilët posedojnë vetëm dokument identifikimi të lëshuar nga Serbia / apo që nuk kanë dokument identifikimi të Republikës së Kosovës?

Dokumenti i identifikimit të Republikës së Kosovës është i domosdoshëm për regjistrimin e mjeteve me targa RKS. Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk posedojnë letërnjoftim të Republikës së Kosovës mund të bëjnë kërkesë për të nxjerrë këtë dokument, i cili do të lëshohet në një afat kohor nga 3-5 ditë nga data e aplikimit. Më tepër informata për procedurat e aplikimit për letërnjoftim, mund të gjenden në këtë link https://mpb.rks-gov.net/f/42/Pajisja-me-leternjoftim.

Kosovë

Gazmend Hoxha jep dorëheqje si Drejtor i Policisë

Published

on

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqje pesë ditë pas rastit të vrasjes së Arlinda Zemajt.

Dorëheqja e Hoxhës vjen një ditë pasi Policia e Kosovës pezulloi nga puna 11 zyrtarë të saj derisa ka filluar hetimin për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Në njoftimin e kryeministrit Albin Kurti bëhet e ditur se ka pranuar kërkesën e Gazmend Hoxhës për lirimin nga detyra , derisa me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për ushtrues detyre të Drejtorit të Policisë është caktuar Fehmi Hoti.

Gazmend Hoxha ishte emëruar drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës më 8 mars 2023, kurse policisë iu bashkua në vitin 2000 prej kur edhe ushtroi disa pozita të rëndësishme drejtuese.

Continue Reading

Kosovë

Suspendohen 11 zyrtarë policorë, kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e rastit të Zekajt

Published

on

Një kryeprokurore, një prokurore dhe 11 zyrtarë policorë janë pezulluar lidhur me mënyrën se si ishin marrë me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati i saj, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Kështu, Këshilli Prokurorial i ka suspenduar sot nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj si dhe prokuroren e rastit të Zekajt,  Arlinda Nallbani Gacaferrin.

Ndaj tyre, Këshilli Prokurorial ka vendosur të iniciohen procedura disiplinore. Gjithashtu, Këshilli Prokurorial mori vendim që të caktojë Valbona Disha-Haxhosaj për Ushtruese të Detyrës së Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Pejë .

Kurse, Policia e Kosovës njoftoi se janë pezulluar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Zekajt. Ndaj tyre është duke u zhvilluar një hetim paraprak nga Inspektorati Policor i Kosovës me rekomandimin e të cilit, nga detyra u pezulluan ushtruesi i detyrës së drejtorit Rajonal në Pejë, Agron Hasanaj, komandanti i Stacionit Policor në Pejë, Faik Jahmurataj, zëvendëskomandanti, shefi i Sektorit të Hetimeve, ushtruesi i detyrës së shefit të sektorit të operativës, komandanti i nënstacionit në Vitomiricë dhe katër hetues policorë.

“Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme, si dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante”, thuhet në njoftim të Policisë.

Continue Reading

Kosovë

Me kërkesa për dorëheqje dhe përgjegjësi penale mbahet protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka filluar protesta e organizuar Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, nga ish-kunati i saj.

Me pankartat dhe thirrjet ““Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë” protestuesit, të cilëve iu bashkuan edhe familjarët e të ndjerës, marshuan drejt Ministrisë së Drejtësisë, Policisë dhe Qeverisë së Kosovës me kërkesë për përgjegjësi dhe llogaridhënie për të gjithë zinxhirin institucional që nuk trajtuan si duhet rastin e Arlinda Zekajt.

Para Ministrisë së Drejtësisë ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrave Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla.

Ndërkohë, policia e Kosovës ka publikuar një video të arrestimit të Albert Sylës, të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt. Ai u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit.

Continue Reading

Trending