Connect with us

Kosovë

Sveçla: Serbë, shqiptarë e boshnjakë janë të përfshirë në krimin që ka përkrahje nga Beogradi

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se kriminelët në Kosovë kanë përkrahjen politike të Beogradit për aktivitetet e tyre ilegale.

Sipas ministrit, Kosova ka qenë një “El Dorado” virtuale për kriminelët në 20 vjetët e fundit. Ai ka thënë për mediumin serb “N1” të mërkurën se serbë, shqiptarë e boshnjakë janë përfshirë në krimin që ka përkrahje politike nga Beogradi duke përmendur si shembull faktin që zëvendëskryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiqi, është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kërkohet për korrupsion, por ende ka përkrahjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Sveçla ka thënë se nuk ka asnjë bashkëpunim ndërshtetëror për çështjen e Radojiçiqit.

“El Dorado” ishte qytet mitik që thuhej se ishte shumë i pasur me ar, e për të cilin u fol për herë të parë në Evropë në shekullin 2016. Shumica besojnë se “El Dorado” është në Amerikën Latine.

Po që se shikohet situata në veri, na bën të kuptojmë se kjo s’është vetëm një krizë e re. Veriu i Kosovës, katër qytetet në veri, ishte vrimë e zezë sa i përket sundimit të ligjit. Kjo është një zonë me nivel të lartë të kontrabandës dhe krimeve të ndryshme të kryera, pa u ndëshkuar”, ka thënë Sveçla.

“Kemi kriminelë që kanë kaluar nga varfëria apo klasa e mesme në multimilionerë falë aktivitetit kriminal, që është toleruar për më shumë se 20 vjet. Kam marrë dhjetëra, në mos qindra ankesa nga njerëzit që janë nën presion prej grupeve kriminale. Këto grupe s’duan që të jenë vetëm të pasur, por janë edhe pengesë për jetën normale me sjelljet arrogante banditeske. Prioriteti ynë është vendosja e ligjshmërisë aty”.

Sveçla ka theksuar se policia e Kosovës po mbyll laboratorë droge e në operacione të ndryshme edhe miniera të Bitcoinit.

Ka lidhje të qartë mes politikës dhe krimit dhe kur them krim, nënkuptoj lidhje shumëkombëshe. Kemi arrestuar një numër grupesh kriminale të përbërë nga shqiptarë, serbë, boshnjakë nga Kosova e Serbia”, ka thënë ai.

Sipas tij, Qeveria e Serbisë i toleron këto grupe kriminale e madje i përkrah, me qëllim që të ushtrohet presion mbi popullatën lokale në veri të Kosovës.

Kosovë

Lirohen disa nga kosovarët e ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci

Published

on

Rreth orës 15:00, policia e Serbisë ka liruar disa qytetarët kosovarë të cilët janë ndaluar për më shumë se 18 orë në pikën kufitare Serbi-Kosovë, ku një numër i tyre janë marrë në pyetje nga policia serbe.

Sipas njoftimeve që vijnë nga udhëtarët atje, tash së fundmi, policia serbe ka filluar t’ua kthej dokumentet e konfiskuara dhe disa nga autobusët kanë vazhduar rrugëtimin.

Continue Reading

Kosovë

Kryeministri Kurti akuzoi Serbinë për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për ndalimin e qindra qytetarëve të Kosovës nga autoritetet kufitare në Serbi duke akuzuar Beogradin për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Përmes një postimi në X,  Kurti tha se qytetarët e bllokuar në kufijtë e Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë “janë privuar nga ushqimi dhe ilaçet”.

“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, Serbia u kundërpërgjigj ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, më shumë se 300 qytetarë ,  përfshirë fëmijë,  janë ndaluar në mënyrë arbitrare në kufi, duke u privuar nga ushqimi dhe ilaçet. Shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”, shkroi Kurti.

Continue Reading

Kosovë

Von Cramon i kërkon Serbisë lirimin e menjëhershëm të udhëtarëve nga Kosova

Published

on

Eurodeputetja Viola von Cramon i ka bërë thirrje Serbisë që t’i lirojë menjëherë shtetasit e Kosovës nga pikë kalimet kufitare të Serbisë.

“Serbia duhet të ndalë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lirojë mbajtësit e pasaportave dhe letërnjoftimeve të Kosovës që të kalojnë kufirin Serbi-Kroaci në Batrovc. Liria e lëvizjes duhet të sigurohet për të gjithë, pa diskriminim në baza kombësie”, ka shkruar ajo në Twitter.

Që nga mbrëmë, qindra kosovarë janë ndaluar dhe po mbahen në zonat neutrale të pikë kalimeve kufitare të Serbisë me shtetet tjera përshirë Kroacinë dhe Hungarinë. Aty janë bllokuar edhe shumë autobusë të kompanive kosovare kurse udhëtarëve u janë marrë dokumentet identifikuese derisa ata kanë mbetur në zonat neutrale pa ushqime dhe pa kujdes mjekësor.

Përmes njoftimeve në rrjetet sociale, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër territorin e Serbisë.

Continue Reading

Trending