Dy pacientë e moshës kanë humbur jetën nga pasojat e infektimit me covid 19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga testimi i 2 mijë e 703 mostrave rezultuan 869  raste pozitive .

Në këtë hark kohor nga sëmundja janë shëruar 1 mijë e 265 pacientë ndërkaq në  gjithë vendin  janë 6 mijë e 527 raste aktive.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar mbi 265 mijë raste të infektimit kurse 3 mijë e 114 qytetarë kanë humbur jetën. 

Në 24 orët paraprake janë administruar 50 doza të vaksinës kundër covid 19 kurse prej fillimit të vaksinimit mbi  824 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza.

Të ngjashme

Të tjera