Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë u konfirmuan 413 raste të reja me covid 19, të cilat rezultuan pas testimit të 1.476 mostrave.
Në këtë hark kohor nga sëmundja janë shëruar 331 pacientë ndërkaq në gjithë vendin janë 5 mijë e 732 raste aktive.
Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar mbi 266 mijë raste të infektimit kurse 3 mijë e 184 qytetarë kanë humbur jetën.