Connect with us

Ferizaj

Arrestohen tre persona në Manastric të Ferizajt, iu gjetën narkotikë në makinë

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt raporton se në mëngjesin e hershëm sot ka arrestuar tre persona në fshatin Manastric pasi që iu gjetën substanca narkotike.

Gjatë patrullimi, Policia ka ndalur një furgon dhe pas kontrollimit të shoferit dhe dy pasagjerëve janë gjetur cigare të mbështjellura me marihuanë dhe rizlla, përcjell TV TEMA.

Tre personat u shoqëruan në stacion policor ku i dyshuari 22 vjeç me iniciale L.M ka pranuar se narkotikët janë të tij.

Të njejtit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i Policisë:

Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge

Policët e stacionit në Ferizaj , sot rreth orës 00:50 e mëngjesit në fshatin Manastirc të Ferizajt, gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet furgon me targa vendore.

Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të personave, shoferit dhe dy pasagjerëve, në automjet janë gjetur substancë narkotike, cigare të mbështjellura me marihuanë dhe një pako letra ( rizlla).

Tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, i dyshuari me inicialet L.M ( M/K) i moshës 22 vjeçar ka pranuar se sasia e gjetur e narkotikëve është e tij.

Me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të mëtejme hetimore nga Njësia e Hetimeve,  ndërsa rasti është cilësuar ‘’Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge’’.

Ferizaj

Qytetarëve u vijnë mesazhe mashtruese – Policia apelon për kujdes

Published

on

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se ditëve të fundit, disa qytetarëve u kanë ardhur mesazhe (SMS) mashtruese kinse të dërguara në emër të Policisë së Kosovës duke pretenduar se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke i ftuar ata të klikojnë në lidhje (linke) për të kryer pagesën e tyre.

Sipas Policisë, këto mesazhe janë të rreme dhe nuk janë dërguar nga institucionet e rendit dhe ligjit, pra janë mesazhe të dërguara si tentativë për mashtrim.

Policia paralajmëron qytetarët që nëse pranojnë ndonjë e-mail apo mesazh të dyshimtë, të veprojnë si në vijim:

Mos klikoni në linkun e dyshimtë;

Mos i jepni të dhëna personale apo bankare;

Mos kryeni pagesa përmes lidhjeve të dërguara me SMS;

Raportojeni rastin në stacionin më të afërt policor;

Kontaktoni bankën tuaj nëse keni ndarë të dhëna personale ose bankare;

Fshijeni menjëherë mesazhin e dyshimtë;

Qytetarët mund të raportojnë raste të tilla përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin 192.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon për kujdes të shtuar ndaj mashtrimeve online dhe bashkëpunim me policinë për parandalimin e tyre.

#

Continue Reading

Ferizaj

Tërhiqet mjeti i dyshuar shpërthyes nga Lybeteni

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me njësitet e specializuara të FSK-së dhe KFOR-it  kanë identifikuar dhe tërhequr një mjet të dyshuar shpërthyes në territorin e Parkut Kombëtar të Lybetenit.

Raportimin dje e kishte bërë të një qytetar i cili ka hasur në mjetin e dyshuar përderisa kishte qenë duke mbledhur boronica.

Luboten, Parku Nacional 27.07.2026 – 12:16.

“ Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë  tërheqjen e mjetit pa incidente”, ka njoftuar Policia.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në rajonin e Ferizajt u regjistruan 63 aksidente në trafik

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se nga data 20 deri më 26 korrik 2026 ka shqiptuar 1699 gjoba të trafikut derisa janë pezulluar edhe 36 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave 25 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 36 persona ndërsa 38 aksidente tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Trending