Connect with us

Kosovë

50 mijë euro fajde e kthimi 800 mijë euro, arrestohen dy fajdexhinjë

Published

on

Prokuroria Themelore e Gjilanit njofton se ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar për fajde.

N.S dhe A.S dyshohet se viktimave u dhanë 50 mijë euro e u bënin presion të kthejnë 800 mijë euro si dhe automjetet Range Rover, Mercedes dhe Tiguan në vlerë 50 mijë euro, përcjell TV TEMA.

“Të njëjtit janë arrestuar në flagrancë, duke noterizuar kontratën kinse për shitblerjen e një parcele, e që në fakt ka qenë e njëjta parcelë që është marr në emër të fajdesë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë.

Njoftimi i plotë nga Prokuroria:

Me datë 31. Gusht 2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarit N.S dhe A.S, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale Fajdeja nga neni 331 të KPRK-së, Detyrimi nga neni 328 të KPRK-së dhe Kanosja nga neni 181 te KPRK-së, të kryera në bashkëveprim në dëm të dëmtuarve A.M dhe E.M që të dy nga Gjilani.

Të pandehurit N.S dhe A.S, në bashkëkryerje kanë shfrytëzuar pa përvojën e viktimave dhe gjendjen e tyre materiale, duke i detyruar të dëmtuarit të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe i kanë sjellë në gjendje të rëndë financiare, ashtu që fillimisht u’a japin shumën prej pesëdhjetë mijë (50000) euro me fajde dhe në vazhdimësi u kanë bërë presion që viktimat të ua paguajnë interesin – kamatën prej 20% mujore, duke përvetësuar shumën e parave në vlerë rreth tetëqind mijë (800,000.00) euro si dhe automjetet e markave Range Rover, Mercedes dhe Tiguan, në vlerë rreth pesëdhjetë mijë (50000) euro.

Të njëjtit janë arrestuar në flagrancë, duke noterizuar kontratën kinse për shitblerjen e një parcele, e që në fakt ka qenë e njëjta parcelë që është marr në emër të fajdesë.

Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtron kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.

Kosovë

Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3.500 trupa

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se në të ardhmen, misioni paqeruajtës i aleancës në Kosovë, KFOR, do të ketë deri në 3.500 trupa.

Rutte këtë deklaratë e bëri gjatë një konference për media në Bruksel, pasi u pyet lidhur me njoftimin e disa ditë më parë se aleanca ushtarake perëndimore synon të reduktojë numrin e trupave paqeruajtëse në Kosovë.

“Në këtë moment, ju e shihni që KFOR-i ka rreth 4.700 ushtarë. Ajo çfarë do të bëjmë është që do të kthehemi në nivelet e para vitit 2023. Sigurisht, varësisht nga rrethanat, do të shihni një KFOR me 3.000 deri në 3.500 trupa. Dhe, mendoj se duke pasur për bazë përmirësimin e situatës, KFOR-i do të vazhdojë të jetë i fokusuar në misionin e tij thelbësor”, tha Rutte.

Ai tha se ky ndryshim që do të bëhet në NATO vjen pas përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë, duke e cilësuar si “lajm të mirë”.

“Prandaj, NATO-ja në janar i dha fund dislokimit të forcave rezervë në KFOR. Kjo ndodhi dy vjet pas rotacionit të vazhdueshëm. Në të njëjtën kohë, ne vazhdimisht po shikojmë për pozicionimin më të mirë për KFOR-in për të ardhmen”, tha shefi i NATO-s.

Më 12 qershor, NATO-ja tha se gradualisht, gjatë vitit të ardhshëm, do të përshtatë forcën për mbështetjen e KFOR-it.

“NATO dhe KFOR-i janë të përkushtuar për sigurinë në Kosovë”, tha komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, gjenerali i Forcave Ajrore amerikane, Alexus G. Grynkewich.

“Është ky angazhim që ka çuar në rritjen e stabilitetit, teksa organizatat e sigurisë në Kosovë janë bërë më të afta. Kushtet aktuale ofrojnë mundësi për të optimizuar madhësinë dhe pozicionimin e KFOR-it”, shtoi ai.

Pas njoftimit të NATO-s, Shtetet e Bashkuara thanë se presin që të ketë ndryshime në kontributin e tyre në KFOR.

Një zyrtar i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) tha për Radion Evropa e Lirë se vendimi bazohet në rishikimin vjetor të bërë nga Komanda Supreme e Forcave Aleate në Evropë (SHAPE), e cila rekomandoi përshtatjen e trupave në terren.

“Bazuar në rishikimin më të fundit vjetor të Komandës Supreme të Forcave Aleate në Evropë, NATO-ja do të optimizojë pozicionimin e Forcës së Kosovës [KFOR]. Si rezultat, Komanda Evropiane e SHBA-së do të bëjë një përshtatje – në faza dhe të bazuar në vlerësim të rrezikut – të kontributit amerikan në KFOR, në përputhje me këtë rishikim të udhëhequr nga SHAPE”, tha zyrtari për REL-in.

Ai shtoi se SHBA-ja vazhdon ta konsiderojë misionin një komponent kyç të stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor, pa dhënë detaje për natyrën apo përmasën e ndryshimeve të mundshme.

Më 2023, për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, NATO kishte dislokuar afër 1.000 trupa shtesë në Kosovë.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë është vendosur më 1999 në vend. Nga afër 50.000 trupa sa ishin dislokuar në atë vit, pas përfundimit të luftës, në Kosovë aktualisht janë rreth 4.600 trupa paqeruajtëse të KFOR-it nga 31 vende të botës.

Italia ka numrin më të lartë të trupave, përkatësisht 907, pasuar nga Shtetet e Bashkuara me 590 paqeruajtës dhe Hungaria me 408.

Sa trupa i ka NATO-ja në Kosovë?

Gjithsej 4.657 trupa nga 31 vende të botës shërbejnë aktualisht në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR. Gati gjysma e forcave janë nga Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria dhe Turqia.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe Misionit për Sundim të Ligjit të Bashkimit Evropian, EULEX.

Misioni i NATO-s, po ashtu ka përgjegjësinë e sigurisë përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Pas votave me postë afër përfundimit edhe numërimi i votave me kusht

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i të gjitha votave me postë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas rezultateve të përmbledhura , Lëvizja Vetëvendosje aktualisht ka fituar 47.12% të votave ose 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës fitoi 19.44% ose 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 16.69% ose 18 ulëse dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fitoi 6.73% të votave ose 7 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Në  Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është në përfundim e sipër është edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave m,e nevoja të veçanta, ku sipas përditësimit të fundit të KQZ-së (ora17:25), deri tani janë numëruar mbi 90% të këtyre votave.

Continue Reading

Kosovë

Ish-ministri Endrit Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-ministrin Endrit Shala me dy vjet burg për konflikt interesi.

Shala akuzohej se derisa ishte ministër i Tregtisë dhe Industrisë nga Nisma në qeverinë e PAN-it, i kishte bërë favor baxhanakut të tij, Valdet Teneqja, duke i mundësuar kompanisë së tij  N.SH. “Euro Inspekt” përfitim të kundërligjshëm të mbi 730 mijë eurove,  në rastin kur kjo kompani ishte emëruar si trup inspektues për vlerësimin e konformitetit të karburanteve të naftës në Kosovë.

Fillimisht, Shala ishte akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, por trupi gjykues i kryesuar nga Violeta Namani, tha se nuk ka gjetur prova për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, por për konflikt interesi.

“Ka nënshkruar, përkatësisht miratuar Vendimin për emërim 01. Ref. Nr.36, më 30.05.2019, me të cilin Operatori Ekonomik (OE), me emrin tregtar: N.SH. ‘Euro Inspekt’ dhe emrin e biznesit: Valdet S. Teneqja është emëruar si trupë inspektuese për vlerësimin e konformitetit të karburanteve të lëngëta të naftës në Kosovë, me të cilin veprim i ka mundësuar atij dhe biznesit në pronësi të tij realizim të interesit financiar, përkatësisht të dobisë pasurore. Si rrjedhojë e këtij Vendimi të kundërligjshëm, në lartësi 732,642.28 euro.” – thuhet në dosjen e Prokurorisë për aktakuzën ndaj Endrit Shalës.

Continue Reading

Trending