Connect with us

Ferizaj

“Person i zhdukur”, “Kanosje”, “Vetëgjyqësi” e “Lëndim Trupor” – Fundjavë me shumë zhvillime në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt raporton për disa raste që kanë ndodhur gjatë fundjavës në Ferizaj.

Gjatë kësaj kohe ka ndodhur një rasti i zhdukjes së një femre, kanosje ku edhe u dërgua në mbajtje i dyshuari, vetëgjyqësi me dërgim në mbajtje të të dyshuarit e lëndim i rëndë trupor në Lloshkobare.

Njotimi i plotë i Policisë:

PERSON I ZHDUKUR

Ferizaj 03.09.2022-11:00. Ankuesi mashkull kosovar me 04.09.2022 ka raportuar se viktima femër kosovare me datën e cekur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

KANOSJE

Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj 04.09.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

VETËGJYQËSI

Rr. Mujë Krasniqi, Ferizaj 15.08.2022 – 16:20. Ankuesja femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar nga shtëpia i ka larguar orenditë dhe gjësendet e saj. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Fsh. Lloshkobare, Ferizaj 04.09.2022 – 00:40. Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë për shkaqe ende të panjohura në një lokal kishte pësuar lëndime trupore. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar për tretman të mëtejmë mjekësor. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Ferizaj

Raportohet i zhdukur një person nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar rasti për zhdukjen e një personi nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia që nga data 03.05.2024 dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Në raportin 24 orësh, policia ka konfirmuar se është iniciuar hetimi për rastin si person i zhdukur.

Continue Reading

Ferizaj

Zhduket një 30 vjeçare nga Ferizaj, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

Published

on

Mëngjesin e sotëm është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj.

 Lajmi u bë i ditur nga familjarët të cilët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

“Vajza është 30 vjeçare, ka të veshur pizhame të bardha me lule jorgovan. Banon në rrugën “Ramadan Ferizi” në Ferizaj. Emri i sajë është Shkurte Ramadani. Ka dal nga shtëpia sot rreth orës 8:30 dhe nuk po mundemi ta gjejmë. Ajo vuan nga depresioni. Rastin e kemi lajmëruar edhe në polici por ende nuk ka asnjë shenjë nga ajo.

Lusim të gjithë ata që rastësisht mund ta shohin të na lajmëroi në telefonin 044 667 964 ose stacionin më të afërt të policisë” ka njoftuar motra e të zhdukurës.

Continue Reading

Ferizaj

Apel për ndihmë financiare për shërim të Diellza Osmanit nga Ferizaj

Published

on

 Diellza Osmani,  22 vjeç nga Ferizaj, absolvente e Dizajnit Grafik ka nevojë për ndihmë financiare për shërim jashtë vendit.

Ajo është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: TTP HUS suspect, AKI Acute Kidney Injury AKIN 3 dhe Heomdialysis factae est.

Mjekët kanë rekomanduar trajtimin urgjent mjekësor në Turqi, andaj për shërimin e saj duhen 150 mijë euro.

Kontributin tuaj mund ta bëni në llogarinë bankare:

TEB Bank

2013000096784794

(Blerta Osmani,  motra e Diellzës)

Continue Reading

Trending