Connect with us

Ferizaj

Arrestohet një person në Shtime, kishte kanosur një femër

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt raporton se ka arrestuar një person në Shtime.

I arrestuari dyshohet se ka kanosur viktimën femër, përcjell TV TEMA.

Personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë:

KANOSJE

Lagjja Pajtimi, Shtime 08.09.2022 – 08:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj

Policia në kërkim të dyshuarit të dytë për plagosjen me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj

Published

on

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Ferizajt, major Qazim Reka, ka konfirmuar se njëri nga të dyshuarit për të shtënat e mbrëmshme me armë zjarri është arrestuar ndërsa një i dyshuar tjetër është në kërkim.

Nga të shtënat me armë zjarri, që ndodhi mbrëmë rreth orës 23:45 më rrugën “ 12 Qershori” mbetën të plagosur dy persona të cilët u dërguan për trajtim në në emergjencën e Ferizajt.

 “Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga persona të panjohur. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Pas tretmanit mjekësor njëri i lënduar është liruar, ndërsa i lënduari tjetër ka dorëzuar armën me gaz dhe tre fishekë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Trending