Connect with us

Ferizaj

Ferizaj nga pesë orë pa rrymë të martën dhe të mërkurën – Pa energji elektrike mbetet edhe fabrika e ujit

Published

on

KEDS njofton se nesër dhe pasnesër në Ferizaj do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Rryma nesër do të ndalet nga ora 10:00 deri në ora 15:00 në Bibaj, Talinoc të Muhaxherëve, Sazli, Papaz, Rahovicë, Mirosalë, Pojatishtë dhe Sazli.

Të mërkurën ndërprerje do të ketë nga ora 10:00 deri në ora 15:00 në Doganaj, Zaskok, Pleshinë, Dubravë e në fabrikën e ujit në Pleshinë.

Arsyet e KEDS-it për këto ndërprerje janë punimet për siguri në rrjet.

Njoftimi i KEDS-it:

13.09.2022

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/35/10[kV] Ferizaj 1 do të ndërprehet:  

LP 10(kV) Rahovica (kodi: 40000014) prej orës 10:00  deri ne ora 15:00     

Vendet: Bibaj, Muhaxherët e Talinovcit, Sazli, Papaz, Rahovic,Mirosal, Pojasish[të dhe Sazli.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  zëvendësimi i shtyllave te thyera me te reja, ndërrimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve.

14.09.2022

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Doganaj (kodi 40042004) prej orës 10:00  deri në ora 15:00

Vendet: Doganaj, Zaskok, Pleshina e Ulët dhe e Epërme, Dubravë, Fabrika e Ujit Pleshinë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  zëvendësimi i shtyllave të thyera me të rejat, ndërrimi i përçuesve, ndërrimi i izolatorëve.

Ferizaj

Raportohet i zhdukur një person nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar rasti për zhdukjen e një personi nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia që nga data 03.05.2024 dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Në raportin 24 orësh, policia ka konfirmuar se është iniciuar hetimi për rastin si person i zhdukur.

Continue Reading

Ferizaj

Zhduket një 30 vjeçare nga Ferizaj, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

Published

on

Mëngjesin e sotëm është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj.

 Lajmi u bë i ditur nga familjarët të cilët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

“Vajza është 30 vjeçare, ka të veshur pizhame të bardha me lule jorgovan. Banon në rrugën “Ramadan Ferizi” në Ferizaj. Emri i sajë është Shkurte Ramadani. Ka dal nga shtëpia sot rreth orës 8:30 dhe nuk po mundemi ta gjejmë. Ajo vuan nga depresioni. Rastin e kemi lajmëruar edhe në polici por ende nuk ka asnjë shenjë nga ajo.

Lusim të gjithë ata që rastësisht mund ta shohin të na lajmëroi në telefonin 044 667 964 ose stacionin më të afërt të policisë” ka njoftuar motra e të zhdukurës.

Continue Reading

Ferizaj

Apel për ndihmë financiare për shërim të Diellza Osmanit nga Ferizaj

Published

on

 Diellza Osmani,  22 vjeç nga Ferizaj, absolvente e Dizajnit Grafik ka nevojë për ndihmë financiare për shërim jashtë vendit.

Ajo është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: TTP HUS suspect, AKI Acute Kidney Injury AKIN 3 dhe Heomdialysis factae est.

Mjekët kanë rekomanduar trajtimin urgjent mjekësor në Turqi, andaj për shërimin e saj duhen 150 mijë euro.

Kontributin tuaj mund ta bëni në llogarinë bankare:

TEB Bank

2013000096784794

(Blerta Osmani,  motra e Diellzës)

Continue Reading

Trending