KEDS-i njofton se në Ferizaj më 14 dhe 15 shtator do të ketë ndërprerje pesë orëshe të rrymës.
Sipas njoftimit për shkak të mirëmbajtjes preventive, zëvendësimit të shtyllave e ndërrimit të përçuesve dhe izolatorëve ferizajasit do të mbesin pa rrymë nga ora 10:00 deri në ora 15:00 gjatë këtyre ditëve.
Të mërkurën rryma do të ndërprehet në: Doganaj, Zaskok, Pleshinë e Ulët dhe e Epërme, Dubravë dhe tek Fabrika e Ujit Pleshinë.
Kurse të enjten ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në: Bibaj (4 konsumatorë), Fshat i Vjetër, Gërlicë, Komogllavë, Magjistrale Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Magjistale Prishtinë-Ferizaj (1 konsumatorë) dhe Varosh.
Njoftimi i plotë i KEDS:
14.09.2022
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Doganaj (kodi 40042004) prej orës 10:00 deri në ora 15:00
Vendet: Doganaj, Zaskok, Pleshina e Ulët dhe e Epërme, Dubravë, Fabrika e Ujit Pleshinë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të thyera me të rejat, ndërrimi i përçuesve, ndërrimi i izolatorëve.
15.09.2022
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga NS 110/35/10 [kV] Ferizaj 1 do të ndërprehet:
LP 10[kV] Komogllava (kodi: 40000009 ) nga ora 10:00 deri në ora 15:00
Vendet: Fshatrat: Bibaj (4 konsumatorë), Fshati i Vjetër, Gërlicë, Komogllavë, Magj.Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Magj.Prishtinë-Ferizaj (1 konsumatorë) dhe Varosh.
Arsyeja: Mirembajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave të thyera me të reja, ndërrimi i përçuesve, ndërrimi i izolatorëve.