Connect with us

Ferizaj

1 muaj paraburgim për të arrestuarin e fundit në rastin “Brezovica”

Published

on

I vendoset masa prej një muaj të paraburgimit ndaj A.Sh që u arrestua në rastin “Brezovica”.

Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën e Ferizajt ka pranuar kërkesën e Prokurorisë që t’i caktohet 1 muaj paraburgim A.Sh për marrje ryshfeti, përcjell TV TEMA.

“Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale në bashkëkryerje marrja e ryshfetit në ndihmë nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Komunikata e plotë e Gjykatës:

Një muaj paraburgim ndaj A.SH., i dyshuar për rastin “Brezovica”

Ferizaj, 14 shtator 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.SH., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje marrja e ryshfetit në ndihmë nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale në bashkëkryerje marrja e ryshfetit në ndihmë nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit A.SH., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të përshkruar si më lartë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Ferizaj

Raportohet i zhdukur një person nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar rasti për zhdukjen e një personi nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia që nga data 03.05.2024 dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Në raportin 24 orësh, policia ka konfirmuar se është iniciuar hetimi për rastin si person i zhdukur.

Continue Reading

Ferizaj

Zhduket një 30 vjeçare nga Ferizaj, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

Published

on

Mëngjesin e sotëm është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj.

 Lajmi u bë i ditur nga familjarët të cilët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

“Vajza është 30 vjeçare, ka të veshur pizhame të bardha me lule jorgovan. Banon në rrugën “Ramadan Ferizi” në Ferizaj. Emri i sajë është Shkurte Ramadani. Ka dal nga shtëpia sot rreth orës 8:30 dhe nuk po mundemi ta gjejmë. Ajo vuan nga depresioni. Rastin e kemi lajmëruar edhe në polici por ende nuk ka asnjë shenjë nga ajo.

Lusim të gjithë ata që rastësisht mund ta shohin të na lajmëroi në telefonin 044 667 964 ose stacionin më të afërt të policisë” ka njoftuar motra e të zhdukurës.

Continue Reading

Ferizaj

Apel për ndihmë financiare për shërim të Diellza Osmanit nga Ferizaj

Published

on

 Diellza Osmani,  22 vjeç nga Ferizaj, absolvente e Dizajnit Grafik ka nevojë për ndihmë financiare për shërim jashtë vendit.

Ajo është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: TTP HUS suspect, AKI Acute Kidney Injury AKIN 3 dhe Heomdialysis factae est.

Mjekët kanë rekomanduar trajtimin urgjent mjekësor në Turqi, andaj për shërimin e saj duhen 150 mijë euro.

Kontributin tuaj mund ta bëni në llogarinë bankare:

TEB Bank

2013000096784794

(Blerta Osmani,  motra e Diellzës)

Continue Reading

Trending