Connect with us

Ferizaj

Vetëvendosja e Ferizajt shpall rezultatet, kryetare e re është Fatbardha Zogaj-Reka

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje gjatë së dielës ka mbajt zgjedhjet e brendshme.

Në këto zgjedhje u votua për kryetari partia, të grave e të rinjve por edhe për pozitat respektive në degë, shkruan TV TEMA.

Në Ferizaj, kryetare e re e degës së VV-së u zgjodh Fatbardha Reka-Zogaj pa kundërkandidat.

Kryetare e grave të VV-së në Ferizaj u zgjodh Shqipe Jashari e cila kishte si kundërkandidate Yllkë Nezirin kurse kryetar i të rinjve pa kundërkandidat u zgjodh Diar Hamiti.

Derisa njësoj pa kundërakandidatë, kryetar partie u zgjodh Albin Kurti, kryetare e grave Albulena Haxhiu e kryetar i të rinjve të të gjithë partisë u zgjodh Behar Jashari.

Njoftimi i plotë nga LVV në Ferizaj:

Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra FERIZAJ ka përfunduar suksesshëm procesin e brendshëm zgjedhor, me ç’rast falenderon të gjithë anëtarët dhe aktivistët për angazhimin e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e brendshme të organizatës tonë. Një proces demokratik, transparent dhe gjithpërfshirës, ashtu sikurse e ka karakterizuar gjithnjë Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës tonë, anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! se përgjatë këtij procesi zgjedhor, përmes parimit një anëtar – një votë, janë zgjedhur pozicionet drejtuese të qendrës tonë, si në vijim:

Kryetare e qendrës është zgjedhur, Fatbardha Reka.

Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Shqipe Jashari.

Kryetar i RVV në qendër është zgjedhur, Diar Hamiti.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending