Connect with us

Ferizaj

Ngriten 13 aktakuza ndaj 21 personave brenda një dite në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritë 13 aktakuza ndaj 21 personave në 24 orët e fundit.

Katër aktakuza u ngritën ndaj pesë personave për veprën penale “Dhuna në familje”, përcjell TV TEMA.

Sipas këtij raporti, dy aktakuza u ngritën ndaj 3 personave për veprën penale “Kanosja”, e një aktakuzë ndaj shtatë personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

Nga ky raport kuptohet se janë ngritur aktakuza edhe për vepra tjera penale si “Sulmi seksual”, “Keqpërdorimi i besimit”, “Ngacmimi”, “Lëndimi i lehtë trupor”, “Vjedhja e shërbimeve” dhe “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.

Raporti i plotë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “ Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave për vepën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.

Ferizaj

Sekuestrohen 60 kg marihuanë dhe arrestohen katër të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona pasi zbuloi dhe sekuestroi rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Kjo sasi e narkotikëve u sekuestrua pas një aksioni në dy lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Babush të Ferizajt.

Aksioni i policisë u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore.

Të arrestuarve, një (1) shtetas i Republikës së Kosovës, dy (2) shtetas të Republikës së Serbisë dhe një (1) shtetas i Republikës së Shqipërisë, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe dy (2) vetura, dhe një (1) kamion.

Continue Reading

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Trending