Connect with us

Ferizaj

Ferizajasi nuk i bindet policëve, tenton të ikë e i gjendet armë pa leje – Prokuroria e liron në procedurë të rregullt

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person të shtunën në Ferizaj për armëmbajtje pa leje.

I arrestuari nuk i është bindur urdhrave të policëve e pastaj edhe ka tentuar të ikë, përcjell TV TEMA.

Gjatë kontrollit në veturën e tij, i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë 9mm me 6 fishekë, teksa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i Policisë:

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS

Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj 02.10.2022-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti fillimisht nuk i është bindur urdhrave të zyrtarëve policore për tu ndaluar me veturë dhe ka tentuar të ikë duke rrezikuar trafikun publik. Njësitet policore pasi kanë ndalur të dyshuarin, gjatë kontrollit tek ai kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6-fishekë cal-9mm.Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt

Ferizaj

Tentim grabitje e armatosur në Ferizaj

Published

on

Një grua ka njoftuar policinë në Ferizaj se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, aty ka hyrë një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat.

Meqë nuk kishte para, grabitësi është larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se tentim grabitja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes (28.03.2024) në ora 09:40 minuta dhe në konsultim me prokurorin ky rast po hetohet si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Trending