Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj njofton se gjatë këtij muaji do të ofrojë shërbimet e mamografisë falas.

Kjo QKMF fton gratë e komunës së Ferizajt që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të evituar dilemat dhe rreziqet nga kanceri i gjirit, përcjell TV TEMA.

“Shërbimet e mamografisë në QKMF ofrohen në objektin e Kabinetit të Rëntgenit, çdo ditë pune prej orës 07:00 deri në 13.00”, thuhet më tutje në njoftim.

Njoftimi i plotë i QKMF-së:

QKMF-FERIZAJ GJATË MUAJIT TETOR OFRON SHËRBIME TË MAMOGRAFISË FALAS

Tetori – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit është një fushatë mujore që ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për ndërgjegjësimin, zbulimin dhe trajtimin e hershëm të kancerit të gjirit. Në kuadër të këtij muaji Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, ashtu si edhe vitet e kaluara, edhe këtë vit ofron falas shërbimet e mamografisë. Ftohen gratë e komunës sonë që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të evituar dilemat dhe rreziqet lidhur me kancerin e gjirit, sepse zbulimi i hershëm i tij sjell rezultate më të mira. Shërbimet e mamografisë në QKMF ofrohen në objektin e Kabinetit të Rëntgenit, çdo ditë pune prej orës 07:00 deri në 13.00.

Të ngjashme

Të tjera