Connect with us

Kosovë

Emrat e gjashtë kandidatëve të nominuar për dy pozita të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese

Published

on

Gjashtë kandidatë janë nominuar për dy pozita të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, nominimet e të cilëve pritet të shqyrtohen nga Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në këtë gjykatë, më 7 tetor, me fillim nga ora 09:00.

“Betimi për Drejtësi” ka arritur t’i sigurojë emrat e kandidatëve të nominuar në Komision.

Milka Milosavljevic, avokate, Bardh Bokshi, zëvendës-këshilltar i parë në Gjykatën Kushtetuese, Dukagjin Abdyli, këshilltar i lartë në Gjykatën Kushtetuese, Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme, Flamur Mrasori, kryesues i Bordit të BQK-së dhe Valon Hasani, avokat, janë emrat e të cilëvë do të shqyrtohen në mbledhjen e së premtes, për të parë nëse i kanë përmbushur kushtet e parapara me Kushtetutë dhe me Ligj.

Kujtojmë se procesi për emërimin e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese ka dështuar dy herë radhazi, si mungesë e votave të mjaftueshme në procesin e votimit në dhjetor të vitit 2021 dhe maj të këtij viti.

Komisioni i Posaçëm për këtë çështje, kishte shpallur konkursin publik për herë të tretë në shtator të këtij viti, me ç’rast u nominuan gjashtë persona për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Instituti i Kosovës për Drejtësi, do ta monitorojë në tërësi procesin e përzgjedhjes së dy gjyqtarëve, gjetjet e të cilit do t’i publikojë me rastin e dërgimit të emrave për votim në Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Kosovë

LVV e LDK dështojnë të arrijnë marrëveshje politike në prag të mbarimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në pushtet dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në opozitë, kanë dështuar të arrijnë marrëveshje politike në një përpjekje të re në prag të mbarimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit deri në mesnatë, pas zgjedhjeve të qershorit.

Kryeministri në detyrë dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti, u takua për herë të katërt me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, të premten, por që të dy thanë se dallimet në qëndrime dhe kërkesa mes tyre janë të thella, gjë që e bëjnë shumë të zorshme arritjen e një marrëveshjeje politike.

Mospajtimi kryesor mes tyre është posti i presidentit, të cilin e do me ngulm LDK-ja.

Kurti – partia e të cilit i fitoi bindshëm zgjedhjet duke marrë 53 mandate – tha se “nuk kemi ende marrëveshje politike”.

“Pritjet janë të ndryshme, qëndrimet nuk përputhen dhe është bindja ime që ka një dallim drastik midis rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së”, theksoi Kurti.

Duke folur për kërkesën e LDK-së, e cila siguroi 18 vende në Kuvend, për postin e presidentit, Kurti nënvizoi se “ne si LVV nuk mund të bëjmë marrëveshje që do ta zëvendësonte vullnetin e popullit dhe do ta deformonte rezultatin zgjedhor”.

“Në marrëveshje politike duhet ta pasqyrojnë raportin e vendeve që i kemi në Kuvend”, shtoi Kurti.

Ndërkohë, Abdixhiku tha se në takimet e tyre LDK-ja ka kërkuar që ajo ta propozojë emrin e presidentit, por “në këtë pikë nuk kemi pasuar pajtueshmëri”.

Abdixhiku paralajmëroi se partia e tij nuk ka vullnet për vazhdimin e bisedimeve, nëse nuk i jepet mundësia ta propozojë kandidatin për president.

“Përfaqësimi i vetëm që mund të mbetet është një përfaqësim nga LDK-ja, një emër që e bisedojmë bashkërisht me LVV… nëse kjo nuk mund të arrihet, atëherë me keqardhje them se LDK-ja nuk mund të kontribuojë më tepër për bisedime e takime”, shtoi ai.

Ai tha se oferta e deritanishme që LDK-ja ta ketë postin e kryetarit të Kuvendit, atë të zëvendëskryeministrit dhe disa Ministri, “nuk është e mjaftueshme për të dhënë zgjidhje”.

Por, Kurti nguli këmbë se ai është i interesuar të bashkëqeverisë me LDK-në dhe “ata t’i kenë postet e tyre, prej postit të zëvendëskryeministrit dhe disa ministrive”.

Rrjedhja e afatit kushtetues

Takimi i sotëm mes tyre – i katërti deri tani – u zhvillua disa orë para se të përfundojë afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës në mesnatë.

Kuvendi duhej të konstituohej të enjten, por kryesuesi Avni Dehari e shtyu seancën konstituive për kohë të papërcaktuar pas kërkesës së Kurtit për kohë shtesë për bisedime për marrëveshje politike.

I pyetur nëse do të ketë seancë sot brenda afatit, Kurti tha se ai nuk vendos, por shtoi se “do ta merrni vesh sot në orët e pasditës.

Më herët, Abdixhiku e përsëriti se sot duhet të ketë seancë konstituive dhe Kosova të ketë kryeparlamentar dhe nënkryetarë kuvendi brenda afatit kushtetues.

Pas shtyrjes së seancës konstituive më 6 gusht, organizatat joqeveritare në Kosovë bënë thirrje për respektimin e afatit kushtetues për formimin e institucioneve, teksa mirëpritën bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje politike.

Kurti tha se është “e kotë” të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria e re pa pasur marrëveshje për për president, sepse pa një marrëveshje të tillë, “shpërndahet përsëri Kuvendi dhe shkojmë në zgjedhje të reja”.

Ndërkohë, dy partitë e tjera opozitare, Partia Demokratike dhe Aleanca nuk kanë pranuar të hyjnë në bisedime me Kurtin, duke shprehur qëndrimin se duan të jenë në opozitë.

Kurti ka nevojë për një marrëveshje politike për t’i shmangur edhe një palë zgjedhjesh të parakohshme parlamentare – që do të ishin të katërtat brenda dy vjetëve të fundit.

Ai i ka votat për Kuvendin dhe Qeverinë, por jo edhe për presidentin, për votimin e të cilit nevojitet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë.

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se Kosova ndodhet në gjendje të rëndë kushtetuese, politike dhe çfarë do të ndodhë nuk dihet sepse kriza, sipas tij, bazohet në ego dhe ambicie të politikanëve.

Ai theksoi se LVV-ja bart përgjegjësinë më të madhe për mosfunksionimin e institucioneve, por përgjegjësi, sipas tij, kanë edhe partitë e tjera.

“Përgjegjësinë kryesore e bart ai që i fiton zgjedhjet”, thotë Rashiti.

Megjithatë, ai parashikon që krizat politike dhe institucionale në Kosovë do të vazhdojnë.

Dështimi për ta arritur një marrëveshje për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit në dy muajt e ardhshëm do ta çonte vendin drejtpërdrejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Mblidhen deputetët për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

Published

on

Deputetët që fituan mandatin përfaqësues në zgjedhjet e qershorit, mblidhen sot nga ora 10:00, për të nisur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në rend dite janë formimi komisionit për verifikimin e mandateve, betimi i deputetëve si dhe zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Me konstituimin e Kuvendit nis edhe afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit kurse afati prej 15 ditëve për votimin e qeverisë fillon vetëm pasi ushtruesja e detyrës së presidentit ta mandatojë kandidatin e propozuar nga shumica parlamentare.

Kjo është hera e dytë që të zgjedhurit e popullit provojnë të formojnë institucione të qëndrueshme, pas zgjedhjeve të njëpasnjëshme parlamentare të shkaktuara nga mungesa e konsensusit politik për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Continue Reading

Trending