Connect with us

Ferizaj

Dhunoi ish të fejuarën – Arrestohet ferizajasi

Published

on

Një rast i dhunimit ka ndodhur të martën në Ferizaj.

Sipas Policisë, viktima femër ka treguar se ish i fejuari i saj e ka dhunuar, përcjell TV TEMA.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë nga Policia:

DHUNIM

Ferizaj 04.10.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ish i fejuari i saj, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj

Kërkohet paraburgim për të dyshuarit për trafikim të 4 vajzave

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve E.S., nga Lipjani dhe V.H. nga Ferizaj, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “trafikimi me njerëz”.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji gusht i vitit 2024 e deri me datën 15.03.2025, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, të pandehurit në bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, në vazhdimësi, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve, në atë mënyrë që e pandehura V.H., në koordinim të plotë edhe me të pandehurin E.S., përmes kanosjes apo përdorimit të forcës, duke bashkëpunuar me pronarin faktik të vilave, sipas kërkesave të klientëve të tyre iu ofronin femra për shërbime seksuale, saktësisht duke u siguruar të njëjtave klientë të ndryshëm me të cilët bën marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, e të cilat para të pandehurit i përvetësojnë për vete”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Të pandehurit që nga data 15 mars 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të trafikimit me njerëz.

Continue Reading

Ferizaj

Goditet me veturë një këmbësor në Dardani – Shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Published

on

Një person nga fshati Zllatar i Ferizajt, ka pësuar lëndime trupore pasi që dyshohet se u godit nga një veturë që ishte në lëvizje në afërsi të fshatit Dardani, në magjistralen Ferizaj – Gjilan.

Policia ka njoftuar se vozitësi i cili dyshohet se e goditi këmbësorin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në raportin 24 orësh, policia bëri të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Continue Reading

Ferizaj

15 të lënduar në 29 aksidente trafiku javën e kaluar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt, brenda shtatë ditëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 455 gjoba trafiku derisa janë pezulluar 10 patentë shoferë për shkelje të rënda në trafik.

Në raportin javor bëhet e ditur se janë evidentuar 29 aksidente në komunikacion.

Në 12 sosh mbetën të lënduar 15 persona derisa 17 aksidente ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Trending